• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e gurëve të zinj në fasadën e Muzeut Kombëtar

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më ka qëlluar të lexoj në gazeta, ndonjë  shkrim, koment, apo analizë, të specialistëve të fushave të artit, por kryesisht të atyre që rradhiten ndër hulumtuesit e shpirtit njerëzor, ku mundohet të zberthehet enigma e pa shpallur e veshjes së katit të parë të Muzeut Historik Kombëtar me gurë të zij. Analiza është bazuar në modën liberale të kohës së sotme për të komentuar gjithshka të bërë në periudhën e socializmit me optikën herë nihiliste dhe herë aluçinante. E natyrisht ka qenë hamendësimi ai që ka udhëhequr thellësinë e mendimit, siç veprohet për të panjohurat, të cilave kërkohet t’u ipet një shpjegim. Dhe shpjegimi në këtë rast ka qenë një filiz i fantazisë së përkëdhekur nga politika: kati i parë është veshur me një material të zi për të treguar që e kaluara e Shqipërisë ka qenë e zezë dhe se e sotmja, periudha e socilaizmit, e ndritur, e prandaj e bardhë.

Kurrë më parë nuk i kam kushtuar vëmendje këtyre shpjegimeve fantaziste, për të cilat kam menduar se do t’i veniste koha. Aq më tepër që për mua nuk paraqisnin interes dhe si pjesmarrës në përgatitjen e muzeut, e dija se si u ideua e zeza e katit të parë të atij muzeu. Dhe vetëm kur pashë se fantazija po citohej si e vërtetë mendova të shkruaj atë që dija për këtë temë.

Po, vërtet, përse është i zi kati i parë i Muzeut Historik Kombëtar? Mendimi fillestar ishte që të vishej me gurë rozë, me te ashtuquajturin mermer të butë  të Muhurrit të Peshkopisë. Kjo do të ishte në harmoni edhe me fasadën brenda kollonave të Pallatit të Kulturës, por edhe me rozën që kishte pushtuar thuajse të gjithë qytetin. Në mbledhjen e grupit të punës u paraqit nga arkitetktët edhe kjo ide. Dhe aty reagoi menjëherë i irrituar njëri nga personazhet  më kryesorë të përgatitjes së Muzeut Historik Kombëtar, profesor Stefanaq Pollo, pak a shumë kështu: “Amani ore, a nuk ka ndonjë ngjyrë tjetër?  Na mbiu në sy kjo ngjyra rozë! Tërë qyteti rozë!” Dhe menjeherë mbas kësaj u ideua e zeza.

Guri më i përshtatshëm u gjet në zonën e Librazhdit, diku përgjatë Shkumbinit. Gabro e quajn gjeollogët. Ka dy nuance në vetvete, njëra më e zezë dhe tjetra më e shkëlqyer, si rrjedhojë e përzjerjes së epokave gjeologjike. Ai  u pre në feta dhe pastaj në formën e katër këndëshit këndëdrejtë, në Fabrikën e mermerit pranë Kombinatit të materialeve të ndërtimit “Josif Pashko”. Prova, ndonja dhjetë metra katror, u demonstrua në faqen e murit të muzeut përballë Hotelit “Tirana”. Njerzit rrinin, shikonin dhe pyesnin. Miratimi ishte unanim, po shpëtohej nga ngjyra rozë! Doli që shkëmbi të ishte i fortë dhe disqet ekzistuese mezi i a dolën. Por shpejt erdhën nga importi disqet e duhur dhe gjithshka shkoi shumë mirë.

Edhe sot, mbas tridhjetë e pesë vjetëve ai vazhdon të qëndrojë i pandryshueshëm në shkëlqimin e tij, duke sfiduar monotoninë e shëmtuar të qytetit, pa patur fare lidhje me politikën.

Frederik Stamati/shqiptarja.com/d.i.

 

Next Post

Tirana për fazë përgatitore shkon në Zllatibor të Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com