• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e gruas që u rrit nga majmunët e xhunglës kur ishte 4 vjeç, nuk e njohu familjen kurrë

by A R
30/06/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se mund të tingëllojë çuditshëm, Marina, nga Bradford, West Yorks, pretendon se ajo është rritur nga një familje majmunësh kapuçinë pasi u rrëmbye në Kolumbi, në vendin e saj të lindjes.

Ajo ka treguar se si në moshën katër vjeç, e gjeti veten të frikësuar dhe në zemër të pyllit të pasi u rrëmbye nga kopshti i familjes së saj dhe u hodh disa ditë më vonë.

Marina, tani 71 vjeç, nuk kujton asgjë për familjen e saj biologjike ose jetën e saj para se të rrëmbehej. Ditën që ajo u mor ishte hera e fundit që i pa. Por ajo mban mend një tjetër familje të saj në mënyrë të përsosur. Gruaja ka treguar se ka jetuar me majmunët në xhunglën e Amerikës së Jugut për rreth 5 vite.

Pas disa ditësh, ajo thotë se kolonia e kapuçinëve e mirëpriti atë në familjen e tyre dhe e ndihmoi të mbijetojë në një ambient plot me rreziqe të tilla si gjarpërinj vrasës, insekte që thithin gjak, bimë helmuese dhe përmbytje të shpejta.

Marina ka kujtime të kafshëve që lëkundnin pemët duke e mësuar atë si të kërkonte fruta dhe arra, duke e ndihmuar atë të gjente ujë të freskët apo të pastrohej siç pastroheshin ata.

Mashkulli më i madh i grupit të majmunëve ndërhyri për ta shpëtuar pasi u helmua nga një frut i kalbur.

“Kisha ngrënë një frut të keq që më trullosi e më bëri keq. Gjyshi majmun, një krijesë me flokë të bardha, pa dhëmbë, më afroi dhe më futi në një përro disa herë. Më pas u shtriva në breg duke kollitur dhe kollitja u kthye në të vjella.  Gjyshi majmun u ul gjatë gjithë kohës pranë meje, duke më parë me kujdes. Unë se mora vesh kurrë sesi gjyshi majmun dinte si të më shpëtonte, por ai e bëri”, është shprehur ajo.

Pas disa vitesh jetese të egër dhe gjumit në një pemë të zbrazur, Marina pretendon se ajo u kap nga gjuetarët, u dërgua në një qytet aty pranë dhe përfundoi e shitur në një bordello, shkëmbyer për një grusht parash dhe një papagall të gjelbër.

 “Flokët e mia, të trasha dhe të ngatërruara, kishin mbuluar pjesën më të madhe të fytyrës dhe trupit. Isha e zezë dhe e pistë. Nuk isha larë me vite dhe nuk qëndroja më në dy këmbë”, është shprehur gruaja.

Pasi u pastrua, Marina u vu në punë si një shërbëtore, por ajo shpëtoi pasi dëgjoi pronaren qe kishte rënë dakord t’i shiste virgjërinë e saj një biznesmeni të pasur.

Marina ka ndarë historinë e saj tronditëse të jetës në një libër, “Vajza pa emër”, duke përshkruar disa nga kujtimet e saj.

Në libër, ajo tregon se si u mor përfundimisht nga një familje e cila u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u martua me një burrë Yorkshire në të 20-at e saj.

Edhe pse majmunët që e rritën të gjithë kanë vdekur prej kohësh, ajo ka provuar se është ende shumë e shkathët dhe e aftë në ngjitjen e pemëve, dhe gjithashtu mund të bëjë zhurma majmunësh.

Kur tregoi historinë e saj në fillim nuk e besoi askush, por duke iu nënshtruar testit të makinës të së vërtetës dhe aftësive të saj në xhungël, historia filloi të bëhej e besueshme.

Marina dhe burri i saj kanë dy vajza, njëra prej të cilave e ndihmoi të shkruante librin e saj.

Vanessa është shumë krenare për nënën e saj dhe shtoi se kurrë nuk e kuptoi se sa e pazakontë ishte jeta e nënës së saj derisa u rrit.

/a.r

Next Post
17 kg heroinë brenda kamionit! Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin

17 kg heroinë brenda kamionit! Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In