• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia e 25-vjeçarit nga Kosova, që do sulmonte homoseksualët amerikanë

by A R
14/06/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa në SHBA po zhvillohen debate mes politikanësh nëse motivet e Omar Mir Seddique Mateen për të kryer vrasje të shumëfishtë në klubin e natës “Pulse” në Orlando, Florida, ishin të bazuara në ekstremizmin islamik apo në urrejtjen ndaj homoseksualëve, të dy motivet duken të sjellin në kujtesë një rast të ngjashëm të zbuluar nga FBI katër vjet më parë në Tampa, Florida.

Shtatorin e vitit 2011, FBI-ja kishte marrë një informatë se Sami Osmakaç, një qytetar amerikan i natyralizuar i cili kishte lindur në Kosovë, po planifikonte sulme të dhunshme në zonën Tampa.

Asokohe ekstremisti mysliman i radikalizuar 25-vjeç ishte takuar me një punonjës sekret të FBI-së për të diskutuar blerjen e një arme AK-47, armë të tjera Uzi, karikatorë të mëdhenj, granata e rripa me eksplozivë.

Osmakaç i kishte përshkruar agjentit të FBI-së planet e tij për sulm, duke deklaruar se dëshironte të rezervonte një dhomë hoteli.

Më pas të parkonte veturën me një bombë në të jashtë “MacDinton’s”, një klub irlandez në zonën South Howard të Tampas, të cilën ai e konsideronte “terren i zakonshëm i mëkatarëve dhe homoseksualëve”, raportonte “Tampa Bay Times”.

Osmakaç planifikonte më pas të largohej nga zona; të shpërthente veturën bombë dhe t’i merrte armët e eksplozivët nga dhoma e hotelit për të marr pengje në Seminole Hard Rock Hotel & Casino.

Osmakaç në fund planifikonte ta hidhte veten në erë me një rrip vetëvrasës pasi të rrethohej nga policia.

Gjatë seancës ku ai u shpall fajtor, gjykata tha: “… i dyshuari synonte një sulm jashtëzakonisht shumë të dhunshëm në këtë rast, dhe në shumë raste ka shfaqur dëshirë të madhe për ta kryer atë. I pandehuri ka përmendur disa objektiva të tjera dhe plane që dëshironte t’i realizonte, përfshi edhe persona tjerë. ‘Edhe nëse është klub nate i homoseksualëve, madje më mirë sikur të ishte klub nate i homoseksualëve ku shkojnë nga 300-400 persona… s’më intereson më’, thoshte ai”. (tema / r.a)

Next Post

Lakra e Brukselit me pjeshkë dhe proshutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In