• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histori shpirtrash në zbrazëti

by Java News
30/12/2021 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse shkrimtarja austriake Laura Freudenthaler të mos vlerësohej me Çmimin Evropian të Letërsisë 2019 për “Geistergeschichte”, përkthyer në shqip si “Histori shpirtrash”, ne mbase nuk do ta njihnim një autore serioze të letërsisë bashkëkohore të Evropës Qendrore. Por, “Toena” duket se vendosi që me revieë-të pozitive, dedikuar veprës, të mos hezitonte dhe ia besoi këtë punë përkthyeses Irena Nasi. Nëse në pamje të parë të duket se libri është i lehtë nuk mund të thuhet kështu në shtjellën interesante psikologjike që autorja e mban me një suspansë të admirueshme, përmes regjistrit të zgjedhur prej përkthyeses. Nuk ka shumë personazhe në vepër, porse në atë qerthull, Freudenthaler mundohet me ata pak personazhe të manovrojë me kujdes. Letërsia nuk mund të përballë gjithnjë tema të mëdha epokale, por tashmë mundohet brenda temave të zakonshme të hapë hulli moderne. Këtu duhet kërkuar edhe vështirësia dhe detyrat që i është dashur të mbulojë një përkthyese tashmë me disa libra të përkthyer me seriozitet nga ana e botës së gjuhës gjermanike prej autores austriake.

Freudenthaler dallohet sepse di të racionojë mjetet e fabulës dhe arrin ta mbajë lexuesin në pezull me qartësinë e idesë së saj të thjeshtë. Një çift në një krizë identiteti të shtuar dhe fakti sesi në një normalitet mund të humbasësh po kaq normal lidhjet me realitetin? Kritika vendase e ka cilësuar veprën e saj si: një rrëfim letrar për perceptimin dhe derealizmin që është më i fuqishëm se “realizmi historik dhe autobiografik” i sotëm.

Rrëfimi është i zgjidhur në vetën e tretë dhe me një kujdes shumë të qartë për të shpjeguar në formë sa më lineare idenë e autores. Narratori mundohet të shpjegojë përmes dialogut të nënës me të bijën fillimin nga ku do të marrë pjesë ngjizja e fabulës. “Po më trego ndonjë gjë, i thotë nëna në telefon. Ç’të të tregoj, ia kthen Ana. Sapo i kishte treguar se numri i nxënësve vitin e shkuar kishte rënë dhe se shkolla do të kishte drejtues të rinj. E siguroi të ëmën, që asaj nuk i ishin pakësuar orët. Por nëna merakoset gjithsesi për vendin e punës së Anës. Falë Zotit nuk jeton vetëm me rrogën, i thotë nëna. Po, kam të ardhura të mira, i përgjigjet nënës, po ashtu edhe Tomasi, i cili natyrisht punon shumë. Çfarë do të bëj tjetër sot? Asgjë”.

Lidhja që ka funksionuar për dy dekada dhe në një apartament të përbashkët tregon se diçka nuk është aq normale. Ashtu si ndodh me çiftet që kanë kaluar shumë në jetë: edhe ata të dy dinë të njohin edhe shenjat e njëri-tjetrit dhe çdo gjë që i rrethon. Diçka nuk shkon dhe befas shfaqet në ajri nga mungesa e Tomas. Të 20 vitet e fundit i kanë dhënë lidhjes së tyre një tis tjetër por ai është gjithnjë e më shumë i papranishëm. Ana përpiqet që të hedhë sytë në realitet por e përzien një botë imazhesh pasqyre, ku gruaja humbet me narracionin e brendshëm dhe përfytyrimin që po arrin e mjegullohet pak e nga pak.

Gruaja mbi të cilën po ndërtohet fabula po humbet lidhjen bashkëshortore dhe pak e nga pak jeta e saj do futet në një linjë tejet të lodhshme, ku natën muzikantja e kalon duke mbajtur shënime në një fletore dhe ditën sorollatet më kot nëpër qytet. Një veprim i diktuar nga autorja pasi personazhi ynë është shkëputur një vit për të shkruar diçka. Ajo fillon të punojë ngado por më shumë në kafene dhe për t’i dhënë hapësirë veprës së saj gjejmë sfondin ku zhvillohen ngjarjet, pasi përballemi edhe me shumë detaje të këndshme për kafenetë dhe klientelën e tyre, megjithëse pak nga pak edhe këtu Ana fillon të ndihet e ndarë nga njerëzit e tjerë, që ndryshe nga ajo kanë motiv. Dyshimi për lidhjen e saj, dimensioni ka mbahet pezulli, rritet dhe rezultati duket kur duart e saj nuk funksionojnë më si dikur në piano. Për ta përballur të gjithën edhe ajo përshtatet. Nuk është më ajo femra e brishtë e muzikës por përshtat një stil ndryshe, blen një çantë shpine dhe këpucë të arsyeshme ecjeje dhe i kalon ditët duke bërë sorollatje në zona ku nuk ka shkelur ndonjëherë. E kthjellon i shoqi, Thomasi, që kur kthehet në banesë mundohet t’i japë jetë heshtjes së saj, me pyetjen standarde: Si po shkon puna e saj?! Cili po e turbullon lidhjen e tyre?

Të jetë dikush tjetër? Nuk është më fantazim, mirazhet po kthehen në torturë dhe ato e ngacmojnë Anën që tashmë të huajën e mirazheve të saj e quan thjesht Vajza dhe, shfaqet si një fantazmë që vrapon dhe pëshpërit.

Nga këtu nis e shtjellohet një roman, që ndërthur mes disa linjave dhe problemin e madh të identitetit. Ana vjen nga Franca dhe megjithëse jep mësim në një klasë, ku mundohet në çdo moment të flasë në mënyrë korrekte gjermanishten, që e identifikon me gjuhën e Tomasit, ka probleme. Ky i fundit as e merr mundimin të mësojë frëngjishten. Kjo lidhje ka nisur të plasaritet prej kohësh dhe me penelatat e qeta ajo na shfaqet me monotoninë e një jete tipike austriake. Veçse lineariteti i kësaj marrëdhënie na përzien me perceptimin që autoren e largon nga realiteti dhe e çon deri te fantazia. Personaliteti i saj është i lidhur me atë që percepton nga i shoqi. Suspansa vazhdon me një lloj lineariteti, ku gruaja nis të perceptojë marrëdhënien në këtë stad.

Mes shumë gjërave dhe pasigurisë, ajo mundohet të kontrollojë nëpër xhepat e tij për të kapur ndonjë gjurmë që të provojë dyshimin që po e bren. Është kaq i kujdesshëm narracioni dhe i realizuar teknikisht saqë lexuesi e beson se ai personazhi i tretë është futur si një protagonist i pavarur dhe ne gati arrijmë ta besojmë se ai ekziston. Po a ekziston vërtetë? Kjo i ngjan pak atij dyshimit të boksierit te Heminguej: Çfarë do kjo grua e re me këtë burrë të vjetër?!

Ka një sens të vagullt me ndjeshmërinë dhe distancën, që duke u përzier me njëra-tjetrën nuk mund të bëjnë më dallimin mes kujtesës dhe imagjinatës.

“Me siguri që ka një lidhje të fshehtë, thotë Ana. Shoqja e pyeti nëse kanë planifikuar ndonjë udhëtim dhe Ana i përgjigjet se Tomasi këtë periudhë s’ka fare kohë të lirë. A punon gjithmonë kaq shumë ai? Puna, ia kthen Ana, dhe jeta e tij dashurore i marrin shumë kohë. Shoqja e vështron e habitur. Ana orvatet të kujtojë se çfarë tha atë çast, mos vallë pa e kuptuar kishte folur frëngjisht. Ti mendon se ai ka një lidhje të fshehtë, – e pyet shoqja? Natyrisht që ka një lidhje të fshehtë. Jetë dashurore, thotë Ana. Sa fjalë qesharake. A ekziston ajo vërtet? Me kë, – e pyet shoqja. Emrin s’ia di, ia kthen Ana, por kjo gjë pak i intereson. Shoqja       mendohet. A ka Ana prova?”

Një atmosferë e zgjidhur këndshëm me pezullin e realizuar në masë, që të bën të besosh se çfarë është lufta për identitetin dhe mbi të gjitha mbrujtjen e ndjenjës. Përkthyesja Nasi ka përballur një punë me cilësi vërtetë të admirueshme.

 

Next Post
“Unë paguhem më shumë se blogerët”/ Shkodrania e “BBV” diskuton me Sarah: Ta shfrytëzoj mënyrën më…!

Mesazhi që s’dha dot më herët: Antonela flet pas daljes nga “Big Brother”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In