• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Histori personale, dashuri në shtëpinë e të moshuarve

by
20/07/2015 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dallgët e jetës janë shpeshherë aq të forta sa të trondisin rëndë, po njeriu ka treguar gjithmonë se brenda tij ka një dritë, e cila mund ta mbajë shpirtin ngrohtë.

Fatimja dhe Aseriu janë dëshmi jo vetëm e mbijetesës, por edhe e dashurisë. Janë dy të moshuar që vitet e fundit të jetës po i kalojnë në shtëpinë e të moshuarve në Fier.

Fatmija, një grua mjaft energjike dhe plot humor, pas vdekjes së bashkëshortit dhe shitjes së shtëpisë mbeti krejtësisht e vetme dhe pa para. Nga martesa e saj, ajo nuk pati fëmijë, ndaj dhe e vetmja strehë për të mbeti Shtëpia e të Moshuarve.

Edhe pse jetonte më parë në Tiranë, ajo zgjodhi të qëndrojë në Fier. Aty njohu Asiriun, burrin vlonjat i cili ia lehtësoi dhimbjen me përkujdesjen ndaj saj.

Fatime Mici: Ai ishte në dhomën matanë, unë në dhomën matanë. Bënim muhabet, rrinim, dilnin në një lokal pinim kafe, limonadë…
Klodiana Kapo: Të qerasi ai?
Fatime Mici: Po, sigurisht, gjersa jetoj me atë këtu…
Klodiana Kapo: Pse të pëlqeu?
Fatime Mici: Se ishte njeri i urtë, i ndershëm, me karakter. Një natë, ishte 8 Marsi, i bën pyetje Asiriut: ‘e do ti’? ‘Po, e dua’, tha ai. Edhe unë e dua, thashë. Kaq ishte muhabeti. U dashuruam, u dashuruam në pleqëri (qesh).

Asiriu dhe Fatimja jetojnë në një dhomë që për ta është shtëpia e tyre. Me paratë e pensionit, ata kujdesen që të blejnë ushqimet që pëlqejnë, rrobat e reja, kafet dhe gazetat që tashmë janë një ritual i përditshëm.

Klodiana Kapo: Je e kënaqur që ke gjetur në këtë moshë një shok?
Fatime Mici: Po, po e kënaqur jam. Me Asiriun kam shtatë vjet, që nuk janë pak. Ja dhuratat me lule…
Klodiana Kapo: Ai t’i sjellë?
Fatime Mici: Po, ai…
Klodiana Kapo: Është romantik?
Fatime Mici: Është i mirë, moj… (qesh)

Në moshën e tyre, problemet shëndetësore janë të shpeshta, Fatimja tregon se ata përkujdesen për njëri-tjetrin dhe përpiqen të harrojnë problemet e jetës të cilat shpesh i kanë lënduar rëndë.

“Të mban mbi kry nipi? Të mban motra? Fisi? Nuk të mban njeri sot. Arrita të bëj dokumentet në fshehtësi dhe kam ardhur duke qeshur. Ishte qeshje marazi… kam dashur vet të qëndroj në Fier, edhe pse më thanë për në Tiranë…”, tregon historinë e saj, Fatime Mici.

Dashuria për jetën, por edhe për vetën, i ka bërë që ata të thyejnë paragjykimet e njerëzve, por edhe të banorëve të tjerë të kësaj shtëpie.

“Derisa kam arritur në këtë pikë do të thotë që e dua. Edhe nipat e kanë kuptuar pas vdekjes së motrës… unë e dua, pikë muhabeti”, vazhdon rrëfimin Fatimja.

Asiriu, ky burrë që i ka kaluar të 70-at e që në rini ka qenë futbollist, nuk i ka qejf kamerat dhe gazetarët, por Fatimja di si ta bëjë pjesë të këtij rrëfimi.

Largohemi të bindur se në këtë shtëpi mëshimi, ku një pjesë e madhe e njerëzve qëndrojnë të heshtur në vetminë e tyre, lamë pas një dritë shprese dhe dashurie.

/ Top Channel

Next Post

Fotolajm/ Pishinat në Kosovë, si ato në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In