Temperaturat e larta që po mbizotërojnë edhe në Kosovë këto ditë, kanë bërë që pishinat e vendit t’u ngjajnë atyre të Kinës, që ka rreth 1,4 miliardë banorë.
Dje, në Prishtinë temperaturat kanë kaluar 35 gradë celsius. Dhe shumë kryeqytetas freskinë e kanë gjetur në pishinën e Gërmisë, që është rinovuar së fundi.