• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Histeria fallco kundër Lulzim Bashës për Unazën

by Mero Baze
12/11/2019 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nën tensionin e pritshëm të prishjes së shtëpive të fundit, që po bllokojnë projektin e Unazës së Madhe në Kryeqytet, duket se shumë shigjeta helmuese janë drejtuar nga Lulzim Basha, për mosreagimin e tij. Dhe kjo kryesisht nga mbështetës verbal të opozitës, nga ata që tentojnë të influencojnë në rrjete sociale, nga karrige zyrash, apo qoshe kafenesh.

Në të vërtet sot nuk është dita të shpallet ndonjë fajtor. Faji I asaj që ka ndodhur në Unazë të Madhe, nuk qëndron tek reagimi I sotëm, cilido që të jetë ai, por tek mos reagimi I viteve të shkuara, kur ne I lamë të gjithë ata fatkeqë të ndërtonin, aty ku ishte e qartë se nuk duhet të ndërtohej. Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm partia që ka trashëguar Lulzim Basha, por dhe partia që ka trashëguar Edi Rama.

Ai është një krim I kryer në dekada, është një tmerr pa fund I zaptimit, mungesës së vizionit për urbanizimin e qytetit, shkeljes flagrante të njollës së vizatuar të Unazës qysh në fund të viteve ‘80, etj.

Nuk po hyj më tej tek problem e pronës, zaptimit të tokës së pronarëve dhe plagëve të tjera sociale që ka hapur.

Sot është vërtet fundi I tmerrshëm I këtij fenomni, që i jep fund tmerrit pa fund të 30 viteve. Por nuk është dita të linçohet Lulzim Basha, pse nuk e ndal dot këtë vendim.

Ajo për të cilën duhet fajësuar Lulzim Basha, është se në mungesë të aftësive për të prodhuar opozitë reale, kapet pas çdo kauze sociale banale, që të ndihet gjallë.

Protesta e Unazës së Madhe nisur një vitë më parë, nuk u përkah nga Lulzim Basha, si një kauzë që ai mendon se ishte e drejtë, por si një kauzë që shpresonte se mund ta nxirrte nga gropa ku kishë rënë.

Ai shpresoi se dhuna e ca tipave tek Unaza e Madhe do ishte një shkëndijë për dhunë kombëtare, për revolucion, për jelekverdhë, për marrëzira të tjera, gjysma marksiste e gjysma fashiste, që ai shpresonte se do ta bënin të ndjehej gjallë.

Projekti shpronësimit të Unazës së Madhe është projekt I çdo qeverie shqiptare, përfshi dhe I Lulzim Bashës, kur ishte kryetar bashkie.

Sot, ai thjeshtë e ka parë se flaka e Uanzës së Madhe nuk ngrohu zemrat e shqiptarëve për luftë, por rriti nervozizmin e tyre ndaj bllokimit të një projekti që po e kthen Tiranën në një ferrë të pajetueshëm. Ai sot mund të fajësohet pse rriti pritshmërinë e tyre, pse i gënjeu, pse I veshi me jelekë të verdhë, për tu dukur si revolucionarë francezë, por jo pse nuk I ndali fadromat. Nuk mund të ndal, as ai, askush tjetër, një akt I cili ka interes themelor publik, pasi ka të bëj me mbijetesën e një kryeqyteti që po I zihet fryma nga trafiku.

Lulzim Basha duhet fajësuar për atë që ka bërë, jo për atë që nuk bën dot sot. Asgjë nuk bën dot sot dhe nuk është faji I tij.

Ajo protestë nuk zgjoi zemërim popullor për projektin, por më shumë zemërim ndaj protestuesve. Ata u përdorën si kamikazë nga partia e Lulzim Bashës me shpresë se do të ndiznin shkëndijat e një lufte. Asgjë nuk ndodhi dhe sot nga hiri I godinave të prishura, ne duhet të reflektojmë, për më shumë barazi dhe drejtësi për ata njerëz ndaj të cilëve janë përdorur kritere të ndryshme shpërblimi dhe për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit, por jo të vajtojmë pse dështoi revolucioni që Basha shpresonte. Sot duhet të relfektojmë për tentativat e korrupsionit, apo keqpërdrimin që I bëhet projekteve të tilla me rëndësi të jashtzakonshme nga oligarkë të lidhur me pushtetin për interesa të tyre, por jo pse ka fituar ndërtuesi mik me Lulin, lotin më të vogël.

Tirana nuk mund të ngelet peng i një grupi të gatshëm histerikësh që bëjnë si protestues, edhe tek Teatri, edhe tek Unaza, edhe tek parku, edhe tek molotvët e parlamentit, ata të cilët bëjnë edhe si ekologjistë, edhe sulmojnë parqet e fëmijëve, edhe si adhurues biçikletash, edhe si përkrahës së rrumpallës që prodhon trafik. Ata janë një grup gjobaxhinjsh shetitës, që mendojnë se duke vjedhur çdo kauzë sociale si protestues, siç vidhnin dje si ish drejtora, bëhen të rëndësishëm. Në fakt ata po bëhen varri I çdo proteste.

Kauza e Unazës së Madhe , nuk është kauzë politike, por politikë e sforcuar për të prodhuar një kuazë. Sforcimi prodhoi më në fund, dështimin e saj dhe një leksion të hidhur për të gjithë ata që duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duartë e hallexhinjëve.

Për këtë po, mund ta shani Luzlim Bashën. Jo se sot u çua prap vonë nga gjumi. Mirë bëri . Ditë shiu është.

Next Post
Përfundon aksioni në “Astir”, IKMT jep detaje për objektet e prishura

Përfundon aksioni në “Astir”, IKMT jep detaje për objektet e prishura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

October 31, 2026
Pamjet nga lartë/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet nga lartë/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

October 31, 2026
Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

October 31, 2026
Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

October 31, 2026
Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

October 31, 2026
Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In