• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

by E S
10/07/2026 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komanda Qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) përsëriti qëndrimin amerikan se Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare të cilën Irani nuk ka të drejtë që ta kontrollojë.

Komanda publikoi të enjten vonë një “verifikim faktesh” lidhur me pretendimet iraniane mbi këtë rrugë kyç ujore.

“PRETENDIM: Media shtetërore iraniane pretendon se kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit lejohet vetëm përmes rrugëve të përcaktuara nga Irani”, shkroi CENTCOM në X.

“E VËRTETA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit. Që nga fillimi i majit, forcat amerikane kanë ndihmuar në lehtësimin e kalimit të suksesshëm të mbi 800 anijeve tregtare dhe 380 milionë fuçive me naftë të papërpunuar përmes korridorit vital ndërkombëtar të tregtisë”, shtoi komanda amerikane.

Teherani ka thënë se do të vendosë tarifa për anijet që kalojnë përmes ngushticës, një sugjerim që është kundërshtuar nga shumica e vendeve të botës.

Rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë të papërpunuar dhe gaz kalon përmes ngushticës, e cila është bërë pikë e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Irani praktikisht e kishte mbyllur krejtësisht Ngushticën e Hormuzit pas nisjes së sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt./REL

Next Post
Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com