• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hiqni dorë nga produktet e pacertifikuara”, Denaj reagon pas videos për nivelin e lartë të nitratit

by A R
01/08/2024 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka deklaruar se institucioni përgjeëgjës për analizat laboratorike është ISUF. Pyetur nga gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani mbi një plan veprimi të mundshëm nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet në varësi të saj për garantimin e cilësisë ushqimore, Denaj u shpreh se duhet hequr dorë nga produktet jo të certifikuara.

Ministrja u ndal edhe te videot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale mbi përmbajtjen e lartë të nitratit në disa produkte.

“Jam e sigurt që ka disa pyetje të lidhura si rezultat i disa videove të publikuara së fundmi. Institucioni përgjegjës për analizat laboratorike është ISUF.

Institucion Shtetëror që për 11 vite është fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike. Kemi 1631 certifikime të akredituara nga BE.

Certifikimi i produkteve ndodh edhe përmes sektorit privat. Ne sigurojmë konfiencialiteti i produkteve të certifikuara në laboratorët tanë, por e përdorim informacionin për të gjurmuar se në cilën fermë mund të ketë produkte me përmbajtja më të lartë të produkteve si nitrati.

Duhet të hetim dorë nga produktet jo të certifikuara”, tha Denaj.

Ministrja bëri me dije gjithashtu se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua pr.ligji i cili organizon rregullat e qarta për produktet organike të prodhuara në Shqipëri të cilat po përgatiten dhe do hidhen në tregun shqiptar sipas standardeve të BE-së.

“Miratuam pr.ligjin i cili organizon rregullat e qarta për produktet organike të prodhuara në Shqipëri të cilat po përgatiten dhe do hidhen në tregun shqiptar sipas standardeve të BE-së.

Në këtë pr.ligj rregullohen parimet për certifikimin e operatorëve organikë që do prodhojnë produkte organike; përdoruesin e treguesve që i referohen prodhimit organik me etiketën dhe reklamimin;  rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë.

Në këtë pr.ligj janë përcaktuar autoritetet përkatëse të cilat do të kenë kontrollin zyrtar në çdo hallkë të zinxhirit të prodhimit organik.

Ligji siguron miratimin e listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe produkteve plehëruese dhe publikimin e listës sipas standardeve të transparencës. Ligji parashikon ngritjen e një sistemi elektronik i cili do menaxhohet në ministrinë tonë dhe mundësojnë vetë deklarimin e të dhënave për gjendjen në treg të inputeve të fermës.

Miratimi i këtij ligji fillon zbatimin menjëherë nga viti i ardhshëm dhe synojmë miratimin në parlament brenda këtij viti”, bëri me dije ministrja.

/a.r

Next Post
Rriten pagat dhe ristrukturohen bashkitë, Mazniku: Zgjidhim problemin e burimeve njerëzore për pushtetin vendor

Rriten pagat dhe ristrukturohen bashkitë, Mazniku: Zgjidhim problemin e burimeve njerëzore për pushtetin vendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In