• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rriten pagat dhe ristrukturohen bashkitë, Mazniku: Zgjidhim problemin e burimeve njerëzore për pushtetin vendor

by A R
01/08/2024 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga data 1 shtator e këtij viti, punonjësit e bashkive të Shqipërisë do të përfitojnë një pagë të re të rritur në llogaritë e tyre.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, pas mbledhjes së Qeverisë njoftoi se rritja e pagave është pjesë e një reformimi më të gjerë në pushtetin vendor, e cila përfshin edhe ristrukturimin e mënyrës së organizimit të stafit të bashkisë si dhe unifikimin e nivelit të pagave në të gjitha bashkitë, pavarësisht madhësisë së tyre.

Ky reformim sipas Ministrit Mazniku i përgjigjet problematikave të ngritura nga vetë bashkitë gjatë turit të dialogut vendor dhe në takimin e Shkodrës me kabinetin qeveritar, që kanë të bëjnë me mungesën e burimeve njerëzore dhe cilësine e tyre.

Risia është se niveli i klasave të pagave do të jetë i unifikuar në të gjitha bashkitë që do të thotë se një profesionist, qoftë ky një arkitekt, një inxhinier, një jurist apo një ekonomist, do të paguhet në mënyrë të ngjashme për punën që kryen pavarësisht se punon në një bashki të madhe apo në një bashki të vogël.

Edhe vjetërsia e punës tashmë do të llogaritet njësoj për punonjësit vendorë siç i llogaritet punonjësve të administratës qendrore.

Rritja e pagës do të jetë domethënëse dhe do të ndihmojë bashkitë më të vogla të cilat e kanë më të nevojshme dhe hasin vështirësi në rekrutimin e stafeve të kuailfikuara.

Përfituesit do të jenë specialistët e bashkive dhe përgjegjësat e sektorëve të cilët do të përfitojnë një pagë nga 40% deri në 100% më të lartë.

Kjo masë vjen si rrjedhojë e politikës dy-vjercare të qeverisë për një pagë mesatare 900 euro.

Sipas Ministrit Mazniku, kjo masë do të ndihmojë bashkitë ta kenë organikën e tyre të plotë, me njerëz të aftë, pa të cilët gjenden në vështirësi për të kryer funksionet e tyre, si dhe do të stimulojnë edhe konkurrencën me tregun privat për rekrutimin e profesionistëve duke sjëllë shërbime më të mira dhe cilësore për qytetarët.

Ministri tha se bashkë me Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqëverisjes Vendore, po punohet me bashkitë për t’i asistuar ato në lidhje me riorganizimin e strukturës së tyre. Nëpërmjet këtij ristrukturimi, do jetë e mundur të qartësohen nevojat reale që ka një bashki për staf dhe numrin e punonjësve që i duhet një bashkie për një ngarkesë të caktuar pune, duke e bërë punën e tyre edhe më të matshme sa i përket rezultateve.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethanat gjeopolitike në favor të Shqipërisë”- Integrimi, ish-ambasadori Bimo: BE ka mbyllur sytë ndaj reformave, vrulli europian…!

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

November 26, 2026
Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

November 26, 2026
Arratisje si nëpër filma, e burgosura shtatzënë largohet me makinën e policisë

Arratisje si nëpër filma, e burgosura shtatzënë largohet me makinën e policisë

November 26, 2026
Berisha si Guliveri, ngatëron me dashje “liliputët” me “gjigandët”

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

November 26, 2026
Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

November 26, 2026
Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

November 26, 2026
Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

November 26, 2026
Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

November 26, 2026
AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

November 26, 2026
“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In