• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hipoteka ishte kthyer në gropë të zezë”, Rama: Dokumenti i pronës, tani merret nga shtëpia!

by A R
14/05/2020 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot të tjera lehtësime sa i takon procedurave që duhet të ndjekin qytetarët për të marrë hipotekën në Kadastër.

Në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Kadastrës, Artan
Lame dhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj për aplikimin e ri online për Hipotekat, kreu i qeverisë tha se përgjigja për hipotekat, do të vijë brenda 5 deri në 10 minutash.

“E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!

Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë. Sistemi sapo është “ndezur” dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit.

Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.

Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet.

Bëhet fjalë për një cështje shumë të madhe për qytetarët që marrin shërbime dhe pikën më të nxehtë në raport me cilësinë e shërbimit, që është shërbimi në hipoteka. Nuk kemi sistemin e deri ca kohëve, por agjencinë e Kadastrës, sistem i integruar. Shërbimet online në Kadastër janë pjesë e transformimit dixhital.

Me futjen e vulës elektronike tanimë edhe pjesa tjetër e shërbimit në Kadastër do të bëhet online. Nuk është më nevoja, as mundësia për të shkuar fizikisht për të marrë shërbime, sepse gjithcka do të bëhet nga shtëpia, nga telefoni. Sot jemi për të lajmëruar që lehtësohet i gjithë procesi” tha Rama.

/a.r

Next Post
Thanë se është e lidhur me një biznesmen, Alesia Bami tregon të vërtetën

Thanë se është e lidhur me një biznesmen, Alesia Bami tregon të vërtetën

Comments 2

  1. Dora says:
    6 years ago

    Puna esht te funksionoje. Gjithsesi shume mire.

    Reply
  2. Sandinisti says:
    6 years ago

    Per aq kohe sa te drejtohet Kadastra nga Artan Lame as duhet pritur dhe as shpresuar per sherbime te shpejta e te drejta. Ai eshte nje njeri i vendosur ne vendin e gabuar qe, pervec llafollogjise boshe s’e lidh asgje me ligjet dhe qytetaret. E kemi provuar disa here.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In