• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hipokrizia e Ilir Metës: Në 4 vite qeverisje me Berishën, shkatërroi Valbonën dhe ministria e tij dha 441 leje HEC-esh

by Ardit Rada
25/09/2020 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që në Shqipëri çdo kauzë është një kauzë e mirë për opozitën për të goditur qeverinë është një fakt i njohur. Por, edhe në këtë optikë, argumenti i HEC-eve nga Presidentit i LSI (Republikës) duket i habitshëm sepse ai i hidrocentraleve është mbase ndër ato tema që dëmtojnë më shumë opozitën. Ajo që ndodhi sot, Presidenti Meta, në një vizitë në Tepelenë, goditi qeverinë për ndërtimin e HEC në Vjosë, çka për më tepër është e pavërtetë.

Pikë së pari, kur LSI drejtonte Ministrinë e Energjitikës në qeverinë e Berishës 2009-13, nuk u mor asnjë hap për shpalljen e Vjosës zonë e mbrojtur, madje u prezantuan një sërë planesh për ndërtimin e te pakten 12 hidrocentraleve mbi këtë lum. E vërteta është që në qeverinë Rama, për herë të parë, pjesa e Vjosës e Sipërme ka fituar statusin e Parkut Natyror, ku ndalohet çdo lloj ndërtimi. Ndërsa në pjesën e poshtme të lumit, Ministria e Energjisë ka refuzuar të japë çdo leje për ndërtimin e hidrocentraleve.

Për ata që kanë kujtesën e shkurtër, LSI drejtonte Ministrinë e Energjisë kur çdo lum, kanal apo përrua i Shqipërisë, pa asnjë shqetësim për ekosistemin apo mbrojtjen e mjedisit, u pa si i vlefshëm për t’I vënë ndonjë HEC përsipër. Kështu, në katër vitet e qeverisjes së LSI me PD, vetëm në vitin 2009 u dhanë leje për 172 HECe, në 2010 për 18, në 2011 për 61, në 2012 për 46 dhe në prag të ndërrimit të pushtetit, bumi i 144 HEC, shumica prej të cilëve në pak muajt përpara zgjedhjeve të humbura. Në total, plot 441!

Kjo është e vërteta. Siç është e vërtetë që me bekimin e LSI, u vendos të ndërtoheshin 10 HEC në Valbonë, një zonë e mbrojtur, por kjo pak punë prishte. Nën qeverinë Rama, 8 prej këtyre HEC u anulluan duke kompensuar sa të ishte e mundur dëmin. 2 të tjerët, falë kontratrave të gozhduara të LSI me investitorët klientë, bëhej e pamundur të anulloheshin e në mos duhet të paguheshin dhjetëra miliona euro, por edhe ne kete rast kontratat u rishikuan per te kufizuar impaktin ne mjedis.

Next Post
Komisioni për ngritjen e KQZ, PD zgjedh Bylykbashin si përfaqësues

PS depoziton në Kuvend paketën e dytë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi: Më në fund! U desh presioni jonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In