• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Himarë/ Përplasja për pronat, OMONIA ‘e mban frymën’ në Athinë

by Java News
27/09/2017 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në kulmin e krizës politike në vend, qeveria ndërmori një vendim për rikualifikimin urban të Himarës. Plani u kundërshtua nga shoqata OMONIA, që pretendon se bëhet fjalë për një plan “dashakeq shpronëson vetëm qytetarët grekë”, ndërsa Qeveria thotë se plani është një pjezës e një plani më të madh të rilindjes urbane.

Çështja solli edhe reagimin e Athinës, e cila u vu në dijeni nga OMONIA dhe këtë e konfirmoi në reportazhin e përgatitur nga Thimi Samarxhi për Top Story, vetë Fredi Bejleri, përfaqësues i kësaj shoqate.

Por, kryebashkiaku Jorgo Goro thotë se Athina zyrtare është keqinformuar me qëllim dhe kjo është reflektuar edhe nga reagimi i ambasadores greke në Tiranë.

“Athina zyrtare është keqinformuar dhe unë e kuptoj që nga qëndrimi që ka mbajtur ambasadorja e Greqisë në Tiranë. Po bëjmë zhvillimin e zonës dhe objektet që nuk përshtaten, apo që kanë dalë jashtë vijës, projektuesi ka kërkuar që të prishen”, thotë ai.

Plani, thotë kryebashkiaku i Himarës nuk prek vetëm shtetas grekë. Ai këmbëngul se kjo po shfrytëzohet politikisht.

“Duhet të na thonë se cilët janë grekë në 23 shpronësime që janë. Ka qytetarë që kanë marrë pasaportën greke, por ka nga ata që kanë pasaportë gjermane dhe amerikane. Ka edhe qytetarë që kanë pasaportë shqiptare. Nuk duhet t’i fusim të gjithë për çështje politike dhe të themi që janë të gjithë grekë. Të na thonë sa janë”, thotë ai.

Pala kundërshtuese e planit kërkoi një takim me vetë Kryeministrin Rama.

“Ishte takim për të sqaruar Kryeministrin për këtë projekt. Ka hapësira që edhe plani të bëhet dhe të dëmtohen sa më pak pronat dhe shtëpitë e qytetarëve. Të regjistrohen njëherë pronat dhe më pas të vazhdohet me planin sipas ligjeve dhe kushtetutës shqiptare”, thotë Fredi Bejleri.

ma.me

Next Post
Trajneri i Skënderbeut: Me Partizanin e Beogradit shpresoj të luhet vetëm futboll

Skënderbeu-Young Boys/ Ambicia e Dajës: Luajmë në sulm, duam tre pikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com