• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu-Young Boys/ Ambicia e Dajës: Luajmë në sulm, duam tre pikë

by Java News
27/09/2017 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka bërë të qartë se Skënderbeu do synojë tre pikët në ndeshjen ndaj zviceranëve të Yong Boys e vlefshme për fazën në grupe të Europa League.

Tekniku ka folur në konferencën e fundit për shtyp përpara takimit ku ka theksuar se pret tre pikët nga ky takim.

“Kemi një përballje të vështirë se nesër kemi një ekip që ka pretendimet e veta për kalimin e grupit. Ky është një ekip që në turin e dytë të eliminatoreve të Champions ka eliminuar një ekip të fortë si Dinamo e Kievit.

Vështirësia qëndron te mungesat. Osmanit të konfirmuar i shtohet Radasi, për arsye dëmtimi nuk ishte prezent këtë javë. Kishim probleme edhe me Nimagën dhe Muzakën për dëmtimet që morën. Ana tjetër është që kjo ndeshje na ka qëlluar mes dy ndeshjeve me rivalët për titull, Partizanin dhe Kukësin. Kjo do të thotë se rotacionin që e bëmë pas Dinamos së Kievit, jemi të detyruar ta bëjmë në funksion të kampionatit, se ai është objektiv primar.

Nuk do të thotë se do të dorëzohemi, do të bëjmë gjithçka mirë, të ndërgjegjshëm që do të djersitim shumë në këtë takim, se ai ekip ka elementë të mirë dhe bazohet në ekuilibër taktik. Nëse duam të arrijmë te fitorja, duhet që përveç gjendjes fizike, edhe psikologjikisht të jemi në një nivel që këtë lloj kondicioni fizik që kemi, ta menaxhojmë sa më mirë që të jetë e mundur”.

Formacioni: 
“Të gjithë e dinë se kush është formacioni që do të startojë nesër, se ne nuk e përgatitim manovrën vetëm në anën teorike, e bëjmë sa fillon java në përgatitjet në fushë, lojtarët e dinë. Mund të them që Xhejms do të plotësojë treshen e qendrës në mesfushë me Lilajn e Nimagën.

Kemi në mbrojtje rikthimin e Jashanicës, pikë e fortë e jona, për të plotësuar mungesën e Radas. Kemi Kristin (Vangjeli), është tashmë lojtar vendimtar në mbrojtje me eksperiencë. Këto plotësohen nga Aliti dhe Mici. Besoj se me përjashtim të Alitit që ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, pjesa tjetër ka qenë prezent edhe në kampionatin e kaluar. Ndërkohë, para do të jetë treshja Gavazaj-Soue-Sahiti”.

Kristi Vangjeli ne konference per shtyp
“Do të marrim këshillat e fundit nga trajneri ditën e nesërme për mënyrën e lojës. Do mundohemi të bëjmë një lojë të kujdesshme ku do të mbrohemi duke sulmuar. Lojtarët e rinj e kane potencialin për të luajtur në këto nivele për ta treguar vetën që të kenë mundësi të shiten. Duhet të japin 100 % në fushe. Nuk duhet të neglizhojnë në asnjë minutë kur ju jepet mundësia. Ky grup na përshtatet jashtëzakonisht shumë. Kisha besim se do të arrinim një rezultat pozitiv në Kiev gjithsesi nuk ja dolëm. Skuadra e ka kualitetin për t’u kualifikuar. Një fitore nesër do të na fusë në lojë për të arritur kualifikimin. Arma kryesore e jona është se luajmë kompakt si ekip dhe nuk i leme hapësira kundërshtarit. Jemi mjaft të përqendruar në ndeshjet e Europë. Nuk është mirë të përmendim emra për lojtarë që kanë ikur. Latifi uroj të ketë një karrierë shumë më të suksesshme se te Skënderbeu. I ka cilësitë për të shkuar në një klub elitar. Ka plot lojtarë në ekip që mund të ndjekin rrugën e Latifit.”

Next Post
REZULTATET/ “Uefa Champions League”, si përfunduan pjesët e para, Bayern ‘në gjunjë’

REZULTATET/ “Uefa Champions League”, si përfunduan pjesët e para, Bayern 'në gjunjë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

Kush do komandojë në Hormuz? Irani arrin marrëveshjen me Omanin, ja çfarë u vendos

August 5, 2026
Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë

August 5, 2026
Vila Bimbeli

Vila Bimbeli

August 5, 2026
83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

83 vite në fund të detit Jon/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com