Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e prokurorisë në Hagë, ka thënë se ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç qëllimisht mori mjekim të parregullt në mënyrë që t’i përkeqësohej shëndeti dhe të lirohej për tu mbrojtur në liri dhe të ikte në Rusi.
Siç thotë ajo, përcjellin mediat serbe, ai e kishte helmuar veten, sepse ai ishte duke marrë për një kohë të gjatë “rifampicin”, i cili i ishte dorëzuar atij në qelinë e tij.
Duke e marrë atë ilaç, siç ka thënë ajo, e cila përdorët për mjekimin e leprozës, Millosheviç ka “përmbysur” ilaçin që përdoret për tensionin e lartë të gjakut, prej të cilit edhe vuante.
“Kjo i solli vdekjen, gjë që nuk e kishte qëllim. Ai donte të përkeqësonte gjendjen”.
Telegrafi/d.i.