• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hidrocentrali Katund i Ri, konsultim publik me banorët

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës organizuan takimin e parë konsultativ në formën e dëgjesës publike mbi ndërtimin e “HEC Katund i Ri”. Bashkëbisedimi me përfaqësuesit e komunitetit lokal u zhvillua në fshatin Katund i Ri të njësisë administrative Luzni.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë kryesuar nga zv.ministri Ilir Bejtja informuan qytetarët në lidhje me projekt idenë për ndërtimin e hidrocentralit të Katundit të Ri, çfarë parashikon ky investim prej mbi 100 milion eurosh dhe impakti ekonomik që do të ketë në zonë, pa pasoja të mëdha social-mjedisore.

“Kemi parë të gjitha mundësitë se si mund të zhvillohet nga pikëpamja energjetike pjesa e sipërme e Drinit përmbi Fierzë. Nga të gjitha, i vetmi segment që na ka rezultuar i mundshëm për tu bërë me shumë pak dëme por me përfitime për zonën si në punësim ashtu edhe nga pikëpamja e balancimit të energjisë, furnizimit me cilësinë e duhur të energjisë elektrike është Katundi i Ri”, u shpreh zv.ministri Bejtja.

Sipas tij, elementi më i rëndësishëm në gjithë këtë propozim apo proces është dëgjesa me njerëzit të cilët direkt do të preken si të zgjidhen këto probleme me ndihmën e pushtetit lokal, me ndihmën e qeverisë qendrore, pa shkaktuar asnjë dëm i cili do të përkeqësojë situatën në raport me atë çka është sot. Z.Bejtja tha se nëse ky projekt do të realizohet ai do të jetë një model edhe në raport me zbatimin e detyrimeve ndaj komunitetit lokal ndërsa i gjithë procesi po asistohet nga konsulentë të BERZH-it ku po respektohen të gjitha standardet e transparencës për projekte të tilla.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Energjisë ju përgjigjën pyetjeve të banorëve në lidhje me shqetësimet e tyre për shpronësimet dhe çmimin e përdorur për këtë qëllim. I pranishëm në këtë takim, deputeti i zonës Ulsi Manja tha se këto konsultime me komunitetin duhet të dokumentohen dhe të jetë të vazhdueshme. Sipas tij, të gjithë banorët duhet që të ballafaqojnë mendimet e tyre pro apo kundër qofshin ato.

Takimi i radhës në konsultat me komunitetit do të organizohet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me konsulencën e BERZH-it në dhjetëshin e parë të Marsit, po në Katundin e Ri.

BW

Next Post

Alban Skënderaj: Nuk jemi çifti perfekt, me Miriamin kemi pasur krizat tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In