• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hidhet shorti për Metën dhe Kryemadhin, gjykimi nis me “fiksimin” e Sali Berishës

by A R
03/09/2025 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka për shqyrtimin paraprak të dosjes penale ndaj ish-presidentit, Ilir Meta. Gjoka ka qenë një prej gjyqtareve më të akuzuara nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ajo miratoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij muaj më parë. Berisha thotë se Gjoka ka shkelur ligjin pasi nuk ka raportuar në formularin e vetëdeklarimit një dënim të marrë në shtetin grek.

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi datën 8 shtator, ora 10:00, për seancën gjyqësore të ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke arsyetuar se nuk ka ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çonte në zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin.

Ish-presidenti qëndron në paraburgim prej tetorit 2024. Sipas gjykatës, prej 26 majit pozita penale e Metës është rënduar, pasi ai ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe është njohur zyrtarisht me akuzat e ngritur ndaj tij. Gjykata arsyetoi se ekzistonte mundësia që Ilir Meta, në gjendje të lirë, mund të ndikonte te dëshmitarët, referuar faktit se disa prej tyre bëjnë pjesë në subjektin politik ku ai është president dhe se mund t’i influencojë për dëshmi në favor të tij.

Prej fundit të majit Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion” në tre raste, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, në të njëjtën dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Next Post
VIDEO / Rama ndan pamjet: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

VIDEO / Rama ndan pamjet: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In