Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e partisë.
Komisioni ka njoftuar se ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.
Pas hedhjes së shortit, i pari në fletën e votimit do të renditet Sali Berisha ndërsa i dyti Ibsen Elezi. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike do të zhvillohen më 22 Maj.
/a.r