• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta

by Mero Baze
07/10/2020 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, përse Ilir Meta shpërtheu ndaj gazetës për një shkrim të zakonshëm investigativ, ndërkohë që gazeta ka pas boll shkrime kritike për të muajtë e fundit.

Edhe vetë e kisha këtë dilemë, pasi ndërkohë që më kishte sulmuar presidenti, unë ende nuk e kisha lexuar shkrimin e gazetarit që kishte ‘sulmuar’ presidentin, se ishte fundjavë.

Tani më duket se e kam një përgjigje.

Presidenti ka shkelur nen për nen dhe gërmë për gërmë ligjin e shtetësisë https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200804121934ligj%20nr.%20113,%20dt.%2029.7.2020.pdf

Rasti në fjalë është kur shtetësia fitohet përmes natyralizimit. Lexo nenin 8 tek ligji në fjalë. Qytetari që e përfiton duhet të jetojë së paku 7 vite në Shqipëri, dhe procedura nuk kalon nga Presidenca, por Ministria e Brendshme, e cila harton dosjen e tij dhe pasi e verifikon figurën dhe integritetin personal, plus kushtet e tjera, ja rekomandon presidentit për dekretim.

Presidenti nuk ka komptencë të japë shtetësi. Ai dekreton një vendim të marrë nga Qeveria shqiptare.

Ministria e Brendshme i konfirmoi gazetës “TemA” se procedura për dhënien e shtetësisë për futbollistin në fjalë, nuk ka kaluar prej saj.

Ministria e Brendshme nuk ka asnjë dosje dhe asnjë kërkesë për të pajisur me shtetësi shqiptare këtë shtetas.

Në këto kushte, shtetësia e dhënë është e pavlefshme dhe dekretimi i saj është shkelje e rëndë e ligjit, që duhet të hetohet si çështje penale, pamvarësisht imunitetit që ka presidenti.

Presidenti ka të drejtë vetëm të dekretojë shtetësinë dhe jo të hapë zarfin që i jep presidenti Halili dhe pasi numëron fletët që janë brenda, të firmosë dekretin e shtetësisë.

Ilir Meta këtu nuk ka respektuar asnjë nen dhe gërmë të këtij ligji. Dhe kemi të gjitha arsyet të themi, se e ka bërë për qëllime korruptive.

Vetë presidenti i Tiranës, zoti Halili, pranoi publikisht me sinqeritet, se i duhej shtetësia që i dha Ilir Meta, pasi tani ai ka mundësi që të aktivizojë në ekip pesë lojtarë të huaj.

Ligji jonë i sportit, lejon vetëm katër lojtarë të huaj, të luajnë njëkohësisht në një ekip.

I vetmi justifikim që ky futbollist të merrte shtetësinë me procedurë të veçantë, është siç e parashikon ligji, nëse ekipi ynë kombëtar do të kishte nevojë për të.

Ekipi ynë kombëtar nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Por dhe ky rekomandim duhet të shkonte përmes Ministrisë së Brendshme.

Ilir Meta është thjeshtë i zhytur në paligjshmëri dhe ndërkohë që është dita e tretë e skandalit, ende nuk pranon të bëj transparente procedurën, se si e ka dhënë shtetësinë.

Ne do të vazhdojmë t’ia kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht, ndërkohë që po mbledhim dhe kemi siguruar prova dhe për pjesën korruptive të kësaj historie, gjurmët e së cilës na çojnë tek të njëjtët sekserë që i dhanë rekomandimin për shtetësinë e dy trafikantëve indianë, që ishin në kërkim në gjithë botën për mashtrim me milarda dollarë, dhe morën shtetësinë në Tiranë, ku janë nën akuzë  për pastrim parash.

Dhe ishinë prapë në linjën e kontributorëve të Klub Tiranës, me Presidencën. Me sa duket kjo është tanimë një linjë e konsoliduar korruptive mes presidentit dhe miqëve të pronarëve të klubit në gjithë botën që duan një pasaportë shqiptare.

http://www.gazetatema.net/2019/03/22/presidenca-reagon-per-pajisjen-me-pasaporte-shqiptare-te-indianeve-spati-te-dhena-problematike/

SPAK duhet të hapë dosjen hetimore për shtetësinë e dy indianëve që ishin persona në kërkim dhe ta bashkojë me rastin në fjalë, pasi kanë të nëjtin rekomandues në hije, edhe pse ai futbollisti mund të jetë djalë i mirë.

Fakti që Ilir Meta reagoi ashpër me kërcënime ndaj një raporti investigativ, i cili ka mbetur ende pa përgjigje zyrtare, është se ai më mirë se sa ne, e di se çfarë ka bërë, çfarë ka përfituar në mënyrë të paligjshme, çfarë ligji ka shkelur dhe çfarë rreziku ka, nëse fillojnë hetohen shtetësitë e dhëna në mënyrë klienteliste prej tij, nga Kina, India, e deri në vendet afrikane.

Përpjekja e tij banale për të ndërsyer  tifozët e Tiranës që të mbrojnë hajdutllëqet e tij, duke i gënjyer ata, se gazeta “TemA” u ka thënë terrorist, tregon dhe mungesën e respektit që ka për tifozët e Tiranës, të cilët i konsideron si njerëz që rrinë poshtë ballkonit të tij dhe ai u nxjerr BibiBlushin e tij nga sipër t’i qetësojë.

Kjo është një histori që presidenti  duhet ta sqarojë para se të hidhet mbi tank si Vojo Kushi, pasi Vojo Kushi u hodh i detyruar, se ishte rrethuar nga armiqtë e tij, kurse ky është i rrethuar nga korrupsioni i tij.

Next Post
“Premtoi harakiri te Unaza”, Veliaj-Bashës: Pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro?

Veliaj: PS-së i bashkohen edhe ish-anëtarë të PD dhe LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

August 23, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

August 23, 2026
Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

August 23, 2026
Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

August 23, 2026
Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com