Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot në SPAK për të tretën herë në lidhje me kallëzimet e bëra ndaj tij për abuzim me kompensimet e fondit të rindërtimit.
“Erdha për të sjellë disa dokumente”- tha Suli para gazetarëve.
Suli u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje me disa çështje të administrimit të Bashkisë.
Prokuroria po kryen hetimet ndaj Suli dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Suli të japë shpjegime.
/f.s