• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi për zv.drejtorin dhe 12 policët në Shkodër/ Reagon Prokuroria: Ishin informatorë të grupeve…!

by Java News
26/06/2023 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër pas një hetimi të thelluar dhe kompleks, ka kërkuar marrjen e masave të sigurimit personal për 13 persona, punonjës të policisë së këtij qyteti.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit Pëllumb Shpati ish shefi i seksionit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal si dhe “Përkrahje e autorit pas krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për shtetasin Taulant Kurtaj, Ndihmës Specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

“Ndalim dalje jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit Hajri Kushe, zv.drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, Asllan Shytaj., ish shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, Dedim Gjeta Zv/shef i komisariatit të Policisë Shkodër, Arben Dekovi  shef seksioni i hetimit pranë AMP, Shkodër –Lezhë, Ilir Hasaj, Shef i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Arben Memaj  ndihmës Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

Njoftimi i Prokurorisë:

Favorizuan kultivuesit e bimëve narkotike, Prokuroria Shkodër një vit hetime për 13 punonjësit e policisë, masat e sigurisë të kërkuara. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër pas një hetimi të thelluar dhe kompleks, në kuadër të  procedimit penal nr.951, datë 6 Korrik 2022, ka kërkuar marrjen e masave të sigurimit personal për 13 persona, punonjës të policisë së këtij qyteti:

– Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit P.Sh. ish shefi i seksionit për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal si dhe “Përkrahje e autorit pas krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për shtetasin T. K., Ndihmës Specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale

“Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

– “Ndalim dalje jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit H.K., zv.drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, A.Sh., ish shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, D.Gj. Zv/shef i komisariatit të Policisë Shkodër, A.D., shef seksioni i hetimit pranë AMP, Shkodër –Lezhë, I.H., Shef i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër dhe A. M., ndihmës Specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale

“Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal;

– “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit V. N., Gj.G., N. B., S. P. dhe A. C., me funksion specialistë të policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë, Shkodër si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në kundërshtim me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën, jo vetëm që nuk kanë marrë masa për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shkodrës, por dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të ripërsëritur kultivuesit e bimëve narkotike duke lejuar këta të fundit të krijonin një strukturë të mirëorganizuar prej kohësh për kultivimin e një sasie shumë të madhe bimësh narkotike në 3 fshatra të njësisë administrative Ana e Malit. Përveç kësaj, nga ana e punonjësve të policisë dyshohet se është bashkëpunuar me kultivuesit duke iu siguruar atyre informacione në lidhje me ndërhyjet që do të bënin punonjësit e policisë në zonë, me qëllim marrjen e masave për heqjen e bimës në kohë dhe largimin e punonjësve nga vendi i ngjarjes.

Me dashje ata kanë shmangur kontrollin në koordinatat e pasqyruara saktë në informacionet e agjencive të tjera të ligjzbatuese duke devijuar kontrollin e territorit në zonën që ushtrohej veprimtaria e kultivimit të bimëve narkotike me qëllim për t’i dhënë kohë kultivuesëve të hiqnin sa më shumë bimë narkotike, duke u justifikuar me faktin se nuk kapnin valët e internetit dhe për rrjedhojë nuk gjenin dot koordinatat.

Në datën 17 Qershor 2022, forcat e policisë në zbatim të planit të masave nën drejtimin e ish shefit të krimeve P.Sh., kanë ushtruar kontroll fillimisht në fshatin Vallas dhe më pas edhe në fshatra të tjera afër tij që i përkasin njësisë administrative Ana e Malit. Në koordinatat e dhëna atyre në mënyrë të ripërsëritur në informacionet e administruara, koordinata që në fakt i kanë gjetur për rreth 45 minuta nga momenti që janë nisur për në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar parcela të tëra të mbjella me bimë narkotike, banesa të braktisura të mbushura me lëndë narkotike të tharë, si dhe ambiente të përshtatura për punë dhe fjetje të rreth 80 punonjëseve femra, të cilat duke patur parasysh sendet personale të lënë aty si dhe ushqimin, kanë qënë duke punuar dhe janë larguar me urgjencë nga ndërhyrja e policisë.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur shtetasi A.P i cili ka pranuar se parcelat i përkisnin atij, por pavarësisht këtij fakti nga punonjësit e policisë dyshohet se i janë krijuar kushtet për tu larguar nga vendi i ngjarjes duke mos zbatuar me dashje  rregullat bazë të punës së punonjësit të policisë për neutralizimin e autorit të veprës penale në vendin e ngjarjes. Hetimet në kuadër të këtij procedimI penal vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e të gjitha provave në dobi të hetimit./m.j

Next Post
Një shpjegim i thjeshtë për biftekun e Nusretit!

Kush i liroi policët e Albinit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In