• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi nga SPAK, 20 gjyqtarët e parë që do të goditen nga vetingu, emrat

by Aalison Pearse Stevens
26/08/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 30 gusht, ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve miratohet dhe me botimin në Fletoren Zyrtare hyn në fuqi, duke i hapur rrugë procesit të kalimit në skaner, që nga pasuria, vendimet, lidhjet kriminale, etj. Por teksa disa prej tyre do penalizohen nga vetingu, do të duhet që të japin llogari edhe te Prokuroria Speciale Antikorrupsion. Sipas ligjeve, të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë, për të cilët ka indicie korrupsioni, fshehje pasurie apo lidhje kriminale, do kalojnë në hetimi..

Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të preken nga vetingu dhe nga ligji antikorrupsion pritet që të jetë i madh, teksa shumë prej tyre janë tashmë të njohur për publikun shqiptar. Gazeta Sot publikon emrat e rreth 20 gjyqtarëve, të cilët duket se do të kenë telashe me drejtësinë. Bëhet fjalë për emrat e 20 personave të akuzuar për fshehje pasurie, korrupsion dhe vepra të tjera.

Sipas përcaktimeve në ligjin e vetingut, ata do e kenë vështirë që ta kalojnë atë, por duket se pasuria e tyre do kalojë në sitë nga SPAK, sepse bëhet fjalë për rreth 5 milionë dollarë që janë fshehur prej tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe troje, toka e shumë banesa. Gjyqtarët e mëposhtëm janë kallëzuar në prokurori për fshehje pasurie, teksa disa prej tyre janë pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për vepra të tjera dhe disa janë arrestuar. Ka dhe nga ata që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe ose kanë dalë të pafajshëm në Apel, ose dosjet e tyre janë mbyllur. Por duket se këta do të jenë objekti i parë i ligjit të vetingut dhe i ligjit për institucionet antikorrupsion.

Në total numri i zyrtarëve që janë me dosje për korrupsion është rreth 600, përfshirë këtu dhe kallëzimet që ka bërë KLSH. Gjin Gjoni, anëtar i KLD, Gjin Gjoni është paditur nga ILDKP se ka fshehur mbi 2 milionë euro pasuri, por ai në gjykatë doli i pafajshëm dhe mënyra si u mor vendimi solli shumë reagime. Për këtë arsye për të do ketë një kontroll të rreptë gjatë vetingut, teksa pritet që dosja të rihapet nga SPAK. Shyqyri Çobo, i cili është pezulluar nga detyra për shkak të ngacmimeve seksuale. Por përveç kësaj, ai është kallëzuar më herët dhe për fshehje të pasurisë. Bëhet fjalë për llogari me rreth 350 mijë dollarë si dhe prona e banesa. Alaudin Malaj, ish-kreu i Gjykatës së Apelit. Edhe ai është i kallëzuar për fshehje të rreth 2 milionë dollarëve.

Për këtë arsye, vetingu pritet që të jetë i ashpër me të, teksa dosja do kalojë te SPAK. Pra, shifrat janë interesante se vetëm Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj kanë fshehur rreth 4 milionë dollarë, teksa të tjerët kanë fshehur shuma me qindra mijëra euro. Në shifrën prej 5 milionë euro nuk futen banesat, trojet dhe automjetet, pasi bashkë me to shifrat janë kolosale. Shpresat janë që me ngritjen e SPAK gjyqësori të pastrohet një herë e mriz nga korrupsioni dhe të mbizotërojë drejtësia.\Citynews.al\

20 gjyqtarët e kallëzuar për fshehje pasurie:

  1. Shyqyri Çobo
  2. Shpëtime Pitaku
  3. Alaudin Malaj
  4. Petraq Çuri
  5. Adelina Zarka
  6. Petrit Aliaj
  7. Rasim Doda
  8. Enkeleda Doda (Kashuri)
  9. Tomorr Kullolli
  10. Besnik Qira
  11. Qani Hasa
  12. Petref Asllani
  13. Osman Aliu
  14. Ardian Kalia
  15. Gjin Gjoni
  16. Klorida Çela
  17. Ken Dhima
  18. Ibrahim Hoxha
  19. Neritan Tabaku
  20. Shtjefën Lleshi

ma.me

Next Post
Njihuni me “Pyllin e Vallëzuar” të Kaliningradit

Njihuni me “Pyllin e Vallëzuar” të Kaliningradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

February 19, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In