• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimi mbi emailet e Clinton, raporti për Comey: Nuk ishte i motivuar politikisht!

by Java News
15/06/2018 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i pritshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë akuzon ish-shefin e FBI, James Comey, se ka qenë i pabindur, por jo i motivuar politikisht. Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horovitz, tha se ai ishte shkëputur në mënyrë dramatike nga normat e FBI dhe departamentit në menaxhimin e hetimit mbi emailet e Hillary Clinton.

Kjo e fundit ka fajësuar Comey-n për humbjen e saj në zgjedhje kundrejt Donald Trump, në 2016. Raporti po ashtu zbulon se Comey kishte përdorur një llogari private emaili për punë zyrtare të FBI. Drejtori aktual i FBI, Cristofer Wray, tha se i ka pranuar përfundimet e raportit por shtoi se asgjë në të nuk të çonte drejt orientimeve politike apo nuk godiste FBI si institucion.

Në raportin e tij, inspektori i përgjithshëm kritikonte vendimin e Comey për të zbuluar publikisht, vetëm një javë para zgjedhjeve, se ai kish rihapur hetimin mbi emailet e Clinton, duke hedhur poshtë argumentin e Comey se ai kishte vepruar në interes të transparencës.

Ai arriti në përfundimin se pavarësisht se veprimet e Comeyt nuk kishin prapavija politike, duke u shkëputur kaq hapur nga FBI dhe normat e departamentit, vendimi, pati pasoja negative në perceptimin për FBI dhe departamentin si administratorë të ndershëm të drejtësisë. Në raportin me 500 faqe thuhet edhe se ka pasur mungesa të dukshme të komunikimit mes Comey dhe ish prokurores së përgjithshme Loretta Lynch.

ma.me

Next Post
EMRI+ FOTO/ Tragjedia në Itali, ja kush është shqiptari që u përplas për vdekje sa zbriti nga kamioni

EMRI+ FOTO/ Tragjedia në Itali, ja kush është shqiptari që u përplas për vdekje sa zbriti nga kamioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

October 29, 2026
Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

October 29, 2026
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin

Trump shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, Hegseth shkarkon gjeneralin e lartë të Pentagonit

October 29, 2026
Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

October 29, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

October 29, 2026
Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

October 29, 2026
Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

October 29, 2026
Shuhet Italo Zannier, fotografi dhe historiani që i mësoi Italisë se si ta lexojë fotografinë!

Shuhet Italo Zannier, fotografi dhe historiani që i mësoi Italisë se si ta lexojë fotografinë!

October 29, 2026
Operacioni “The Wanted” në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK për drogë dhe mashtrim kompjuterik

Policia e Shtetit konfirmon ekstradimin nga Gjermania të 29-vjeçarit nga Mati, SPAK e akuzon për organizatë kriminale pjesëmarrje në vrasje

October 29, 2026
Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit

Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In