• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hetimi i Thaçit, “kurbani” i parë i takimit të 27 qershorit?!

by S M
24/06/2020 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka pasur shijen e hidhur të një kurthi të minutës së fundit, vendimi i Gjykatës së Hagës për të nisur hetimin e presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli, bazuar në një aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe 100 vrajse të paligjshme.

Njoftimi i Gjykatës Speciale vjen vetëm pak orë para se Serbia dhe Kosova të nisin takimin e nivelit të lartë në Uashington, për të diskutuar mbi marrëveshjen afatgjatë mes dy vendeve, e cila shihet si një projekt mbi të cilin SHBA është investuar në mënyrë energjike.

Aspekti kohor e bën të dyshimtë njoftimin e hetimit të depozituar qyshë në muajin prill, por që bëhet publik vetëm tani, kur Thaçi e Vuçiç do të kenë përballjen më serioze mes tyre në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

Dy hipoteza po zenë vend tashmë në media dhe opionin publik ballkanik në këto orë. E para, ajo që lidhet me pakënaqësinë evropiane, për takimin e inicuar nga administrata Trump në Uashington. A është njoftimi i Gjykatës një pasojë e mllefit evropian ndaj marrëveshjes së sponsorizuar nga amerikanët mes Serbisë dhe Kosovës? A ka ardhur kjo goditje bishti, për shkak të mënjanimit të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe nga dialogu final Prishtinë-Beograd?

Hipoteza e dytë, edhe më paradoksale do të ishte ajo e sakrifikimit të figurës së Thaçit, së bashku me të tjerë emra të luftës dhe të UÇK, në “altarin” e paqes së ardhshme serbo-kosovare. Prej vitesh Rusia dhe Serbia, janë përpjekur të anatemojnë e dëmtojnë me të gjitha mjetet lidershipin kosovar të dalë nga lufta e vitit 1999. Dihen peripecitë e Haradinajt, Limajt e të tjerëve në lidhje me pozitën e tyre gjatë luftës.

A mos Hashim Thaçi po bie viktimë e këtij pazari të kërkuar paraprakisht nga serbët e rusët? Të atij pazari që ai përpiqet prej vitesh ta largojë nga vetaj e tij, duke u afishuar si aleat i fortë i amerikanëve dhe si personi i vetëm që mund të konkludojë paqen me Beogradin. A mos ndoshta jemi në situatën kur drejtuesi i negociatës po bëhet edhe viktima e parë e saj?!

Këto dy hipoteza dhe të tjera si këto, janë veçanërisht insistuese në këto orë, kur një hetim i papritur nga Haga ka bërë që Kosova të paraqitet pa presidentin e saj në takimin e Uashingtonit. Një zhvillim tejet negativ për pozitën kosovare, por edhe një provë e mëtejshme se kur flitet për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, duhen pritur lloj-lloj “surprizash”.

JavaNews

Next Post
Shembja e godinave pas tërmetit/ Lënë qelitë ish-nëndrejtori i Kadastrës dhe inspektori i IKMT-së

Rindërtimi i Laçit, miratohet fondi 44.8 milionë lekë për shpronësimin e banorëve

Comments 1

  1. Europa says:
    6 years ago

    Europ moj kurva plak….

    Reply

Leave a Reply to Europa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In