• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimi i Mediut për Gërdecin, ftesa e Ramës për Bashën dhe pse PD po sulmon SPAK

by A R
09/05/2021 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Mediu u prish në fytyrë kur në një lidhje “Live” teksa po fliste për procesin e zgjedhjeve dhe rezultatin e PR, ai u pyet nga studio e Top News për lajmin e fundit që kishte mbërritur se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor ndaj tij lidhur me shpërthimin e 13 viteve më parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

“Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK…”, tha Mediu dy ditë më parë, me ton të ndryshuar dhe pamje të nxehur.

SPAK u vu në lëvizje pas kërkesës së Zamira Durdës, nënës së 7-vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.

Kërkesa në SPAK ishte depozituar dy muaj më parë…

Paralelisht me këtë zhvillim, (edhe pse pa ndonjë entuziazëm të shprehur nga Zamira Durda që endet dyerve të drejtësisë prej 13 vjetësh), në Partinë Demokratike prej thuajse një jave ka filluar të zërë vend qëndrimi politik në raport me zgjedhjet duke fajësuar direkt jo kryeministrin Edi Rama, (të cilin e akuzon për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe që nominalisht nuk ka ende një padi ndaj tij), por punën e SPAK.

E filloi Enkeleid Alibeaj që i tregoi medias një dosje kallëzimesh me emra depozituar në SPAK tre javë para zgjedhjeve për atë që ai e cilësoi “proces i shitblerjes së votës” në qarkun Shkodër, konkretisht Pukë.

E pasoi Belind Këlliçi duke renditur faktet e blerjes së votës me legalizime përmes një skeme të detajuar në zonën e Kombinatit dhe në një tjetër konference për zona të caktuara në qarkun e Durrësit kryesisht rrethinat.

Më pas Grida Duma se si, sipas saj,  Partia Demokratike kishte kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votave në Rrogozhinë, për të vijuar sërish me Belind Këlliçin i cili të shtunën u ndal tek skema që “ishte orkestruar” nga bashkia e Tiranës në disa zona të kryeqytetit.

Për të gjitha sa më sipër, ata thanë se kishin renditur një sërë kallëzimesh në SPAK rreth tre javë para zgjedhjeve.

Në qëndrimin e njëjtë të përcjellë zyrtarisht nga selia blu nga dita në ditë ka akuza direkte ndaj SPAK të tipit se si “kjo prokurori e posaçme heshti duke lejuar mercenarët të zbatojnë skemën e blerjes së votave” se si “prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i ishin vënë në dispozicion numrat e personave të dyshuar dhe zonat ku vepronin, por u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve”.

Të gjitha qëndrimet e PD-së kanë target sulmi politik, SPAK-un.

Dhe kjo nuk po ndodh vetëm përmes deklaratash publike nga selia blu, por edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në takimet me ndërkombëtarët.

Pakënaqësinë për SPAK, Basha e përcolli direkt në takimin me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi gjatë vizitës disa orëshe të këtij të fundit në Tiranë, por edhe në takimin e zhvilluar së fundmi me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler.

Gjatë këtij takimi, Basha përcolli të njëjtin qëndrim si me kryekomisionerin se “PD dhe kandidatët e saj kishin  depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk kish pasur asnjë reagim”.

Krisja e dukshme me SPAK nuk është aq e vjetër sa kohë që vetë kryetari i demokratëve në fund të muajit mars në një bisedë online me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn, i premtoi këtij të fundit se nëse PD do të vinte në pushtet, ajo nuk do të ishte pengesë  për zbatimin e reformës në drejtësi dhe organeve të dala prej saj duke u angazhuar se do ta mbante larg partinë nga drejtësia.

Por politika ndaj SPAK nuk e po e vërteton këtë gjë.

A ka lidhje ky qëndrim i përditshëm i PD me shqetësimin e saj kryesor që lidhet me hetimin e krimeve zgjedhore apo pas saj qëndrojnë edhe hesape të tjera që asesi nuk mund të shihet e shkëputur nga një tjetër zhvillim i SPAK ndaj Fatmir Mediut dhe Gerdecit, aty ku për shumëkend në opinionin publik të çon në logjikën se nëse hapet kutia e Pandorës për atë ngjarje (për të cilën Mediu nuk u thirr kurrë dëshmitar) mund të dalin edhe emra të tjerë protagoniste të asaj kohe?

Cfarë do të kërkojë në këmbim PD ndaj sulmit që po i adreson çdo ditë SPAK-ut në një kohë kur nga kampi i mazhorancës kemi një “letër të bardhë” të kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim pa asnjë kusht me Lulzim Bashën…?/

Gazeta Si

Next Post
Spanjollët festojnë fundin e shtetrrethimit, qytetarët mbushin plazhet dhe rrugët: Liria erdhi përsëri!

Spanjollët festojnë fundin e shtetrrethimit, qytetarët mbushin plazhet dhe rrugët: Liria erdhi përsëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In