• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimi i drejtorit të spitalit për përfshirje në fushatë, zbulohen mesazhet për vartësit

by A R
08/06/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet në lidhje me kallëzimin penal të Policisë së Shtetit ndaj drejtorit të spitalit të Beratit, shtetasit Iraid Frashëri, i cili dyshohet se ka mbështetur në fushatë deputetin e LSI-së, Gledion Rahovica, shkruan “Panorama”.

Burime jo zyrtare thanë se kallëzimi nuk është regjistruar ende si procedim, pasi po verifikohet përmbajtja e materialeve të referuara nga policia për dy zyrtarët.

Jo zyrtarisht mësohet se në materialin e përcjellë nga Policia e Shtetit, përshkruhen komunikime telefonike me mesazhe dhe biseda verbale që drejtori i spitalit ka bërë me punonjësit e institucionit duke i njoftuar për takimet elektorale të deputetit Gledion Rahovica.

Policia pretendon se drejtori i spitalit ka ftuar vartësit e tij në këto takime e madje u ka kërkuar të jenë pjesëmarrës në to. Tri ditë më parë, Policia bëri publik kallëzimin ndaj dy zyrtarëve me akuzat e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “përdorim i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.

Prokuroria theksoi se çështja është në fazën e verifikimit paraprak, por nuk përjashtoi mundësinë që në ditët e ardhshme të thirren për të dhënë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni, ish-drejtori i spitalit e deputeti, por edhe personat që e kanë denoncuar këtë rast në Policinë e Beratit.

Dje, përmes një deklarate, zv.kryeministrja Mandija tha se “Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj Drejtorit të Spitalit Rajonal të Beratit, i cili në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe me një deputet të zonës kanë arritur të konsumojnë veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, si dhe përdorimit të funksioneve publike në veprimtari politike ose zgjedhore, të parashikuara nga neni 328 dhe 328/a të Kodit Penal të ndryshuar”./Panorama/a.m.

Next Post
New York Times ngre në qiell këngëtaren shqiptare: Dua Lipa, ‘stari’ i hiteve botërore

Zgjedhjet në Britani, ja për kë voton këngëtarja shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

September 23, 2026
Një mizë në dritaren e Edi Ramës

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com