Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, ne menyre te posacme Sherbimi Informativ i Ushtrise i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kane vepruar kurre si institucion.
Nje numer i madh dokumentash zyrtare qe Skandal.al i disponon, deshmojne pikerisht kete. Ne rastin e pergjimeve nga muaji mars i vitit 2011 dhe, deri ne muajin qershor te vitit 2012.
Duke ju kthyer pas ne kohe, dua tu them se periudha ne fjale nis menjehere pas ngjarjeve kriminale te 21 janarit, perfshin brenda saj situaten tejet te tensionuar politike mes qeverise se Salih Berishes dhe, opozites se drejtuar nga Edi Rama, hetimet ne zhvillim e siper per vrasjet publike te 21 janarit, zgjedhjet lokale qe i pasuan, ne fund, diku rreth nentor-dhjetorit 2011 dhe gjashte muajve te pare te vitit 2012, denoncimet e ashpra te opozites per aferat korruptive ne ministrine e Mbrojtjes- posacerisht me armatimet dhe, pergjimin prej zyrave te asaj ministrie te opozites, gazetareve, te huajve te “trupit diplomatik”.
Pergjimet ne nje situate te tille, kur kishte shpallur Presidentin Topi si “horr bulevardi”, Prokuroren Rama si “lavire bulevardi” dhe, kishte vene nen akuze shefin e Sherbimit Informativ te Shtetit Shaqiri si i perfshire ne ate qe e shpalli “grusht shteti”, nga nje institucion besnik dhe brenda qeverise se tij, per Sali Berishen ishin jetike.
Gjithcka ishte e paligjshme por ndodhi.
Si bande- ne cdo hallke te ketij operacioni, ne harkun e nje viti e me shume.
Blene dy pasije pergjimi-pasive dhe aktive, “per nevoja te forcave tona ne misione jashte vendit”, nuk i deklaruan ne dogane, i zhdoganuan duke i emertuar “amplifikator per paisjet elektronike”, nuk i deklaruan dhe as i rregjistruan ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes, i vendosen ne zyrat e ministrise se Mbrojtjes-paisjen pasive dhe, ne nje makine te posacme per pergjime terreni, i ndezen dhe te tilla i mbajten gjithe kohes keto paisje, fuqia e te cilave ne nje rreze prej 100 metrash mundeson pergjimin total te gjithckaje, pergjuan, u zbuluan dhe ne panik, prej shkurtit te vitit 2012 nisen operacionin e zhdukjes se cdo gjurme te pergjimeve te tyre, kerkuan me ngulm informacion te kualifikuar per te zhdukur gjithcka, e morren te asistuar deri ne fund nga kompania prodhuese e paisjeve Verint, vendosen te zhdukin gjithcka dhe realizuan heqjen dhe zevendesimin e HD ne te dy paisjet, Pi2-pasive dhe Gi2-aktive, riinstaluan sistemin e operimit Software dhe i bene serish paisjet funksionale dhe “te pasterta”.
Skandal.al ka provat.
- Operacioni “pastrimi”
Skandal.al lexoi nje komunikim te gjate me email, nga shkurti i vitit 2012 deri ne korrik te po ketij viti, mes operativit te Sherbimit Informativ te Ushtrise Ma.Ao dhe nje prej eksperteve perfaqesues te kompanise prodhuese te paisjeve pergjuese Verint.
Operativi Ma.Ao ishte nder funksionaret e SHIU-t qe u trajnua ne prill te vitit 2011 e pas ketij aftesimi, me urdher te drejtorit te SHIU-t Ylli Zyla-nr.6/ 29.06.2011, mori ne dorezim dhe ruajtje paisjen pergjuese aktive Gi2.
Ne email-in e pare, operativi Ma.Ao i kerkon Verint suport teknik.
Operativi interesohet te dije nese duhet rikonfiguruar sistemi i paisjeve perpara dergimit ne Afganistan por njeheresh insiston te fshije me pare te gjitha te dhenat e regjistruara ne paisjen pasive Pi2, paisje e cila, me urdher te drejtorit Ylli Zyla nuk ishte ne administrimin e tij.
Email-i i ketij operativi, provon qarte se paisja pasive Pi2 e instaluar ne katin e trete te ministrise se Mbrojtjes, ka qene e ndezuar, funksionale dhe, ka regjistruar gjithcka ne nje rreze prej 100 metrash. Kjo eshte arsyeja qe operativi Ma.Ao kerkon fshirjen e e te gjitha te dhenave te regjistruara.
Komunikimi ka qene intensiv mes operativit dhe ekspertit te Verint.
Operativi Ma.Ao i kerkon me ngulm kompanise Verint qe te garantoje se te dhenat e regjistruara dhe te fshira nga Hard Disk-u, te behen te palexueshme, pasi ai ti ruaje ato ne nje Hard Disk te jashtem.
Nga data 16 deri 29 shkurt 2012, ne nje seri email-ash te kembyer, eksperti i Verint i sqaron operativit te SHIU se, te dhenat e regjistruara mund te rikuperohen me teknika te njohura lehtesisht, ndaj, per tu siguruar qe ato te jene te palexueshme, duhet te zevendesohet Hard Disk-u dhe me pas, te riinstalohet sistemi i operimit Software.
Operativi bindet dhe i kerkon kompanise Verint te dergoje eksperte te saj per te nderruar Hard Disk-un e pasisjes pasive Pi2.
Ne nje email-pergjigje, kompania Verit thote se merr persiper te realizoje nderrimin e Hard Disk-ut ne paisjen pasive te pergjimit Pi2 dhe, pergatit e i dergon SHIU-t propozimin ne vlere per kete sherbim, cmimet e paisjeve-Hard Disk, instalimin e sistemit te operimit dhe, shpenzimet e udhetimit apo “hakun e punes”.
Zbulimi kesaj afere ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi, denoncimi i saj nga opozita e kohes, ndryshojne gjithcka duke vene ne alarm gjithe strukturen e SHIU-t.
Email-at intesifikohen dhe, tani, operativi Ma.Ao i kerkon kompanise Verint qe operacioni i pastrimit te te dhenave te rregjistruara, duke nderruar Hard Disk-et, te perfshije dhe pasijen aktive Gi2-nen administrimin e tij.
Paisja aktive ishte instaluar ne makinen e SHIU-t me targa TR 2446 M dhe, per nje kohe te gjate eshte perdorur prej aty, duke mbuluar territorin ne zemer te Tiranes, rruget kryesore te saj-kryesisht ato ku ishin vendosur institucione publike vendase dhe te huaja.
Ne 3 korrik 2012, operativi i SHIU-t Ma.Ao i komunikon kompanise Verint se, pagesa per zevendesimin e Hard Disk-ut ne paisjen pasive te pergjimit Pi2, nuk do te behet nga llogarite e SHIU-t, por nga llogarite e nje kompanie.
Ne email-in e kesaj date qe Skandal.al lexoi, operativi Ma.Ao mundohet te binde kompanine Verint duke saktesuar se arsyeja ka te bej me faktin qe drejtori i SHIU-t Ylli Zyla “eshte sulmuar politikisht”.
Pese dite me pas, ne nje tjeter email, operativi i Shiut Ma.Ao insiton ne nderrimin edhe te Hard Disk-ut ne paisjen aktive te pergjimit Gi2.
Verint pergjigjet me 10 korrik me propozimin e detajuar dhe cmimin per kete sherbim te ri, pra nderrimin e Hard Disk-eve ne te dy pasijet e pergjimit, aktive dhe pasive, instalimin e sistemit te operimit po aty; vlera totale e sherbimit 18. 578 dollare.
Ne nje tjeter email, operativi i SHIU-t, njofton kompanine Verint se pagesa do te kryehet ne dy pjese dhe, pagesa e pare do kryhet me 11 korrik prej shtetasit Stefan Todhe ne shume 9300 dollare.
Pagesa eshte kryer vertete. Skandal.al disponon aktin qe deshmon se pagesa eshte kryer ne degen e Tirana Bank ne “Tirana e Re”, ne shumen 9300 dollare dhe nga ky shtetas.
Por-vini re, per blerjen e “makinave te perdorura”.
Pagesa eshte refuzuar dhe nuk eshte pranuar nga kompania Verint, tamam per kete parregullsi, nderkohe qe kompania po shiste tjeter mall, te ri dhe qe emertohej qarte ne dokumentat e saj te origjines si Hard Disk.
Por nuk mbaron ketu.
Skandal.al lexoi email-in vijues, ne te cilin, operativi i SHIU-t Ma.Ao i kerkon kompanise Verint qe, eksperti i saj te mos zbarkoje ne aeroportin e Rinasit. Kompanise i propozohet qe eksperti i saj te zbrese ne Podgorice ose Shkup, me qellimin e thene “shmangien e kontrolleve te mundshme”.
Keshtu u be ne fakt, Verint e pranoi edhe kete “sugjerim”.
Por serish nuk kane fat.
Ne 17 korrik, eksperti i Verint njofton se ne Tirane ka marre Hard Disk-e te njejte, pra vetem per paisjen pergjuese Pi2. Ai instalon ne Pi2 Hard Disk-un e duhur dhe sugjeron qe nje punonjes i SHIU-t te shkoje ne Izrael per te nderruar Hard Diskun tjeter.
SHIU i kerkon Verint te stimuloje nje ftese trajnimi per nje punonjesin e saj qe do duhej ne te vertete te bente tjeter gje, nderrimin dhe transportin e Hard Disk-ut per paisjen aktive te pergjimit Gi2.
Operativi i SHIU-t Ma.Ao njofton se nga SHIU do te udhetoje per ne Izrael punonjesi Oe.Mt. Ftesa qe disponohet nga Skandal.al, perfshin si data udhetimi 22-24 korrik.
Per habi, operativi Ma.Ao njofton Verint se punonjesi qe po dergohet ne Izrael “nuk eshte ne dijeni te operacionit qe po zhvillohet per nderrimin e Hard Disk-eve” dhe i kerkon Verint qe ai “te mos jete ne dijeni” edhe pas mberritjes atje.
Punonjesi Oe.Mt udheton me 22 dhe kthehet me Hard Disk-un e duhur ne daten 24 korrik. Instalimi i tij u krye nga operativi i trajnuar Ma.Ao ne Tirane.
Skandal.al disponon nje kopje te fatures se Verint per ministrine e Mbrojtjes me daten 6 shtator 2012 per sherbimin e kryer, por Skandal.al ka te dhena te besueshme se pagesa nuk eshte kryer nga kjo ministri, por nga nje kompani tjeter, private, kompani e ekspozuar ne publik nga opozita e kohes per perfshirjen ne trafikun e armeve dhe municioneve e ku drejtori i SHIU-t Ylli Zyla kishte hisen e tij.
Ne serine e gjate te email-ave, i fundit per kete episod eshte i operativit Ma.Ao, i cili, njofton kompanine Verint se Hard Disk-u u zevendesua dhe se sistemi eshte funksional.
Keshtu u zhduk cdo e dhene qe te dy paisjet e pergjimit kishin regjistruar deri ne korrik 2012.
Operacioni eshte i gjithi kriminal, ashtu sic edhe vete pergjimi.
Ligji eshte shume i qarte, cdo paisje pergjimi- edhe pjese te tyre, e cila hyn ne territorin e Shqiperise duhet te regjistrohet ne Prokurorine e Republikes, e cila, me ligj, eshte autoriteti qe jep leje e kontrollon pergjimet ne territorin e Shqiperise.
Kjo nuk ka ndodhur.
Dhe, nuk mbaron ketu.
ma.me