• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

HETIMET/ Zjarrfikësi vrau vëllain pasi donte të kultivonte kanabis në tokën e përbashkët

by A R
03/06/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarisht Policia e Tiranës tha dje se motivi i krimit në familje që ndodhi në Valias ishte një konflikt pronësie mes dy vëllezërve. Por duket se shkaku i vërtetë i ngjarjes ka qenë kultivimi i kanabisit, të paktën sipas provave të zbuluara në orët e mbrëmjes pas krimit.

“Panorama” shkruan se hetimet u orientuan drejt këtij motivi në momentin që efektivët e Policisë së Krujës bënë kontrollin e banesës, ku gjetën në një magazinë pranë saj 70 kubikë me bimë narkotike.

Kontrolli u krye nga efektivët e Krujës, duke qenë se familja Kallari jeton në fshatin Qerekë, që është në juridiksionin e këtij komisariati policie.

Në një kohë që edhe prindërit e viktimës e autorit flisnin për një konflikt pronësie mes tyre, po ashtu edhe vetë i arrestuari, dëshmia e vjehrrit të tij ka bërë që policia të hetojë edhe në një pistë tjetër. Atë të mosmarrëveshjeve për kultivimin e kanabisit.

Nëna dhe babai i viktimës e autorit kanë mohuar të kenë pasur dijeni për bimët narkotike, duke pretenduar se nuk kishin hyrë prej kohësh në magazinën ku ato u gjetën.

Megjithatë, disa dëshmi të personave të afërm me familjen kanë hedhur poshtë pretendimet e tyre, madje duke pohuar se dy vëllezërit kishin debatuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.

Dyshohet se viktima, Elmir Kallari, ka dashur të kultivojë bimë narkotike në pronën e përbashkët të familjes. Ai ka hasur në rezistencën e vëllait të tij, Afrim Kallari dhe kjo ka sjellë edhe përplasjen e ashpër fizike mes tyre, që u mbyll me vrasje./a.m.

Next Post

FOTO/ Çifti i pacipë, kryejnë marrëdhënie në mes të qytetit, në mes të ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In