Pak ditë pasi SPAK i dërgoi një shkresë gjendjes civile, në kuadër të hetimeve që po zhvillon për lobimin e Ilir Metës në SHBA, nëse ka ndryshim gjeneralitetesh ndër vite, Report Tv mëson të tjera detaje.
Sipas verifikimeve te bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri. SPAK i ka bërë kërkesë gjendjes civile më 8 gusht dhe më 16 gusht ka pasur një përgjigje zyrtare./m.j













