• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet/ Policët e lidhur me trafikantët e kanabisit, Prokuroria kërkon ndihmën e “Interforce”

by Java News
05/12/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar rolin e dhjetëra efektivave të Policisë në aksionet kundër kultivimit të kanabisit. Hetimi ka nisur muaj më parë, në ditët e para të korrikut 2016, pas një raporti të Shërbimit Informativ në lidhje me “kultivimin masiv” të kanabisit në vend dhe mosveprimin e Policisë.

Në vazhdim të hetimeve që mësohet se po vazhdojnë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zyrtarisht nga misioni i Policisë italiane në Tiranë, “Interforce”, materialet e mbledhura nga vëzhgimi me avion në gjithë territorin shqiptar.

Kërkesa zyrtare për t’u njohur me materialet e mbledhura gjatë fluturimit me avionin e Policisë italiane, është bërë për të ballafaquar rastet e ndërhyrjeve dhe për të gjetur nëse ka pasur raste mosveprimi nga ana e Policisë shqiptare.

Pak ditë më parë, kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, duke shfrytëzuar një takim me kryeprokurorin e Antimafias së Leçes, Catalto Motta, kërkoi njohjen me materialet e mbledhura nga misioni “Interforce”.

Prokuroria kërkon që me anë të “hartës së parcelave me drogë” të verifikojë dyshimet për ndërhyrje selektive në zona të caktuara apo edhe për raste të dekonspirimit të aksioneve që duhej të kishin goditur grupet e mëdha që kultivojnë kanabis.

POLICËT DHE DROGA

Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse intensifikimi i hetimeve për këtë procedim penal ka lidhje me vizitën e prokurorit italian në Tiranë pak ditë më parë. Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është se në disa aksione radhazi, pas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë kapur sasi nga 1 deri në 4 tonë kanabis, pikërisht në lokalitetet e përmendura në raportin e SHISH-it.

Në rastin e aksioneve në Vlorë dhe në Kurbin, bashkë me kultivuesit e parcelave të mëdha të kanabisit, nën akuzë janë vendosur edhe efektiva policie, që rezultojnë se kanë bashkëpunuar, e madje kanë qenë bashkëfinancues e përfitues nga aktiviteti i kultivimit të kanabisit. Zan Kasmi, oficer policie, u arrestua në aksionin e fundit në Kurbin, bashkë me shtetasit Luftar Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhia, Bashkim Kodra etj.

Një efektiv policie në Vlorë është shpallur në kërkim nga Prokuroria pas aksionit të 4 tetorit 2016 në fshatrat Treblovë, Vezhdanisht dhe Vranisht të luginës së lumit Vlorë, ku u gjetën sasi të mëdha kanabisi dhe parcela të paprekura me drogë. Nga ana tjetër, ka pasur informacione për bashkëpunim të efektivave të Policisë me industrinë e kanabisit edhe në Shkodër, Korçë, Tiranë dhe në disa rrethe të tjera.

ma.me

Next Post
Përgjimet, bisedat që futën në kurth bandën e “Gentit”

Përgjimet, bisedat që futën në kurth bandën e “Gentit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In