• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

HETIMET/ Përhap panik në internet për Covid 19? Anti-terrori të padit në prokurori

by S M
02/04/2020 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër qytetarësh që kanë hedhur ide mbi komplote që fshihen pas Pandemisë COVID-19 raportohet se janë hetuar nga njësia kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit, e cila thotë se ia ka përcjellë prokurorisë për të parë mundësinë e ngritjes së padive.

Nga Edmond Hoxhaj

Duke supozuar se disa statuse në Facebook që duket se i përkasin rretheve të teoricienëve të komploteve, janë hedhur me qëllimin për të shkaktuar panik mes popullsisë, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka referuar në prokurori një material duke sugjeruar se kemi të bëjmë me një plan tinzar për të përhapur panik mes popullsisë së gjerë.

Një burim zyrtar pranë kësaj drejtorie i tha BIRN të mërkurën se, kanë referuar material kallëzues në prokurori ndaj disa personave që dyshohen se për përhapje të panikut nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale. Burimi nuk pranoi të komentojë për përmbajtjen e komenteve por konfirmoi shpjegimet e dhëna nga gazetarja Anila Hoxha për Top Channel.

Hoxha tha se Antiterrori ka ngritur dyshime se 10 persona kanë diskutuar dhe kanë hedhur qëllimisht statuse në llogaritë e tyre si edhe video në YouTube, me anë të të cilave aludojnë se Covid-19 është një armë biologjike dhe se ka një plan të errët për të varfëruar popullsinë, për të shkaktuar trazira sociale dhe për të përfituar ekonomikisht përmes blerjes së pronave të të varfërve përkundrejt çmimeve të lira.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja, i tha BIRN se deri mesditën e së mërkurës, një material i tillë nuk kishte mbërritur ende në këtë njësi. Po kështu, edhe koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Prokurorisë së Tiranës, Lorena Salillari pohoi gjatë një komunikimi telefonik se, nuk kishte mbërritur ende një referim i tillë nga Antiterrori.

Nëntorin e kaluar, njësia e antiterrorist në Policinë e Shtetit hetoi dy administratorë të faqes Jeta Osh Qef për përhapje paniku ndërsa policia arrestoi një vajzë 25 vjeçare nga Durrësi për të njëjtën akuzë. Të dyja çështjet nuk janë dërguar ende në gjykatë. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe aktivistët i konsideruan në atë kohë këto masa disproporcionale ndërsa vunë re se rrjedha e ngjarjeve sugjeron sikur policia frymëzohet nga axhenda politike e kryeministrit Edi Rama për të ndërmarrë veprime që bien ndesh me shtetin e së drejtës.

Të Martën, dhjetë organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes i dërguan një letër publike Këshillit të Europës duke kërkuar ndalimin e praktikave të disa vendeve anëtare që duket se po shfrytëzojnë frikën nga pandemia COVID-19 për të gërryer liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Teoritë e komplotit, të cilat sugjerojnë një axhendë të fshehtë të dikujt të fuqishëm si shpjegim për një ngjarje apo fenomen, janë të rëndomta në shumë vende të botës. Legjislacionet e vendeve demokratike në përgjithësi priren të luftojnë probleme të tilla me më shumë raportime faktuale dhe jo me masa represive, të cilat mund të kenë efekt frikësues për lirinë e shprehjes së gazetarëve.

Next Post
Deputetët përgjysmojnë pagën për tre muaj, Ruçi iu shkruan 30 institucioneve: Bëni të njëjtën gjë

Deputetët përgjysmojnë pagën për tre muaj, Ruçi iu shkruan 30 institucioneve: Bëni të njëjtën gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In