• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hetimet për Tahirin/ Prokuroria kërkon informacione shtesë nga Italia e Greqia

by Java News
13/04/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur po mbushen plot gjashtë muaj mungesë në Kuvend, dhe Saimir Tahiri lajmëroi kthimin në seancat plenare për të shpëtuar mandatin e deputetit, zbulohen detaje të reja nga hetimi ndaj tij.Prokuroria për Krime të Rënda, e cila po ushtron ndjekje penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal Habilaj, ka bërë lëvizjen e radhës, me shpresën për të siguruar prova të reja fajësie për të.

Për të dytën herë brenda pak javësh, përmes dy letërporosive të reja, autoriteteve të Italisë dhe Greqisë iu është kërkuar sërish ndihmë për çështjen “Tahiri”.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për “BalkanWeb” se në Itali është kërkuar informacion lidhur me disa fakte të reja të dala së fundmi gjatë hetimit të çështjes “Habilaj” nga Prokuroria e Catanias.

Këto fakte – sipas grupit të hetimit – mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi rolin e Saimir Tahirit në grupin ku dyshohet të jetë përfshirë.

Ndërsa në Greqi, janë kërkuar të dhëna për disa udhëtime të tjera të ish-ministrit të Brendshëm, të bëra gjatë periudhës që shtrihet hetimi.

Vetëm pasi të mbërrijnë përgjigjet e këtyre letërporosive dhe dy të tjerave të dërguara në muajin shkurt, gjashtë prokurorët e çështjes do të marrin vendim për fatin e deputetit të përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste.

Deri atëherë, prokurorët do të jenë duke analizuar të dhëna të mbledhura nga institucionet brenda vendit.

Saimir Tahiri është nën hetim prej 6 muajsh, pasi ka dyshime të forta se është i përfshirë në trafik droge, në kuadër të grupit kriminal “Habilaj”, si dhe afera korruptive.

Gjykata e Lartë ende nuk ka caktuar një datë për shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë, e cila kërkon që të dyshuarit t’i ndalohet e drejta për të dalë jashtë vendit.

Ndërkohë që, Krimeve të Rënda për pak ditë iu lind nevoja që të shtyjnë sërish me tre muaj afatin e hetimeve të çelura ndaj ish-ministrit të Brendshëm në tetor të vitit 2017.

ma.me

Next Post
Sulmi kimik në Siri, Rusia akuzon: Nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja

Sulmi kimik në Siri, Rusia akuzon: Nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com