• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi kimik në Siri, Rusia akuzon: Nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja

by Java News
13/04/2018 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar këtë të premte se sulmi me armë kimike në Siri është ndërmarrë nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin deklaruar më herët gjatë javës se kanë prova që një gjë e tillë ka ndodhur, e së bashku me Britaninë e Madhe po konsiderojnë të kundërpërgjigjen me ndërhyrje ushtarak

Rusia, e cila ka forca ushtarake të dërguara në Siri në mbështetje të qeverisë, ka paralajmëruar se sulmet ajrore amerikane rrezikojnë të nisin një luftë më të gjerë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar ndërkohë se Lindja e Mesme është në “kaos” dhe se Lufta e Ftohtë “po rikthehet me forma hakmarrjeje”.

Antonio Guterres foli gjatë një takimi special të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur pikërisht nga Rusia. Në një tjetër zhvillim, inspektorë të pavarur të armëve kimike pritet të mbërrijnë në Siri gjatë së shtunës, pikërisht në zonën ku dyshohet të jetë kryer sulmi me armë kimike.

Gjatë informimit për mediet, këtë të premte, Lavrov tha se kishte “prova të parefuzueshme” se sulmi është ndërmarrë si pjesë e “fushatës rusofobike”, udhëhequr prej vetëm një shteti, emrin e të cilit gjithsesi nuk e përmendi.

Shtëpia e Bardhë është ende duke vlerësuar informacionet e shërbimeve sekrete dhe po bisedon me aleatët mbi mënyrën e kundërpërgjigjes.

Një delegacion i Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) pritet të nisë hetimin e vet në rajonin e Ghoutës Lindore, në Siri, megjithëse për këtë lëvizje nuk jepen shumë detaje për arsye sigurie.

Sulmi me armë kimike, i mohuar nga qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad, u krye në Douma të Ghoutës Lindore gjatë së shtunës së kaluar, duke vrarë dhjetëra persona. Kontrolli i qytetit tashmë ka kaluar nga rebelët tek autoritetet ushtarake siriano-ruse.

a.ç

Next Post
Vettingu ‘pret kokën’ e parë, shkarkohet gjyqtari Fatos Lulo, nuk justifikoi pasurinë

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, apelon vendimin për shkarkim nga KPK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar -

Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar –

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com