SPAK ka kryer një tjetër operacion ditën e sotme.
Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet për Ergys Agasin.
Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës.
Ndërkohë, “Shqiptarja.com” informon se po zhvillohen edhe kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës.











