• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hetimet në Kinë për përhapjen e COVID-19, ekipi i OBSH zgjat qëndrimin për të studiuar origjinën e virusit

by Ardit Rada
17/07/2020 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të formojë një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët do të shkojnë në Kinë për të studiuar origjinën e koronavirusit.

Një ekip i OBSH-së ka qëndruar në Kinë për të përgatitur vizitën e ekipit më të gjerë të ekspertëve.

Shefi i programit të urgjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se ekipi ishte “shumë i kënaqur” me bashkëpunimin e zyrtarëve kinezë deri më tani, por shkuarja dhe vendosja e një ekipi më të madh, do të kërkonte kohë.

Kina është kritikuar për mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën me pandeminë, që nga paraqitja e rasteve të para të raportuara me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Më së shumti kritika në drejtim të Kinës kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar edhe OBSH-në për bashkëpunim me Kinën në fshehjen e informacioneve për pandeminë.

Mu për këtë, ai vendosi për tërheqjen e SHBA-së nga anëtarësia në OBSH.

OBSH-ja i ka hedhur poshtë akuzat.

Më 17 korrik Shtetet e Bashkuara thyen rekordin e tyre ditor të rasteve të reja me koronavirus, duke regjistruar të enjten mbi 77,000 të tilla, ndërkohë që numri i viktimave shkoi në gati 1,000.

Në total, gati 3.6 milionë të infektuar dhe mbi 138,000 viktima janë regjistruar në SHBA, prejse pandemia ka arritur atje në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi në gjithë botën ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz.

Prej tyre, gati 590,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar. /Rel

/e.rr

Next Post

Përpjekje për të pushkatuar pa gjyq, hapjen e listave

TË FUNDIT

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In