• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hetimet ndaj Beqajt, peng i mosmarrjes në pyetje të të gjithë ish-kupolës së Shëndetësisë

by A R
04/03/2024 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ekziston ndonjë rregull i pashkruar që përfaqësuesit e forcave politike PD dhe LSI që aq shumë janë ngjirur këto vite së denoncuari në SPAK dhe në media çështjen e sterilizimit, nuk mund të kenë njëkohësisht edhe statusin e denoncuesit dhe atë të personit përgjegjës?

Hetimi ndaj ish Minsitrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është në qendër të vemendjes së opinionit publik, për shkak të ndjeshmërisë që fitoi çështja nga arrestimet e disa zyratëve të lartë që ishin marrë me çështjen e koncesionit të sterilizmit.

U bë rreth gjashtë muaj që SPAK ka ekzekutuar vendimin e datës 23.06.2023 të Gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme z. Erjon Bani për masat e sigurisë së dhëna ndaj tetë personave ende nën hetim për çështjen e sterilizimit dhe rreth tre muaj që SPAK ka ekzekutuar vendimin tjetër të datës 16.11.2023 për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish Ministrit z. Ilir Beqaj.

Së fundmi, kemi parë që të hyjnë në ambientet e SPAK (ndoshta për çështjen e sterilizimit) edhe ish Ministria znj. Ogerta Manastirliu dhe kreu aktual i KPP z. Joanid Myzyri. Ndërkohë që ish Ministri i Financave z. Shkëlqim Cani është thirrur për herë të fundit në gusht të vitit 2023. z. Ilir Beqaj paraqitet çdo të premte në orarin e caktuar për të konfirmuar faktin që ai mbetet në dispozicion të procesit hetimor.

Së fundmi në SPAK është dërguar një praktikë tejet voluminoze e dosjeve të auditimit që KLSH ka ushtruar ndër vite në disa institucione që lidhen me çështjen e sterilizimit dhe për shqyrtimin e këtyre dosjeve Gjyqtari Erjon Bani nuk i dha Prokurorëve të çështjes më shumë se një muaj e gjysmë kohë.

E gjithë fabula e çështjes së sterilizimit rrethohet rreth dyshimit që Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që kishte dy vjet e ca pa vënë në punë një qendër moderne sterilizimi të trashëguar nga zbatimi i fazës së parë të masterplanit të modernizimit të QSUT, vendosë që ta japë me PPP këtë shërbim duke i shtuar atij dhe disa komponentë të tjerë si blerja e seteve kirurgjikale, blerja e veshjeve njëpërdorimshe, etj., dhe pikërisht një bashkimi operatorësh pjesë e të cilëve ishte dhe z. Ilir Rapaj që përkon të kishte qenë në një brez si student mjekësie me kryetarin e komisionit të dhënies me koncesion dhe njëkohësisht Zv. Ministrin z. Klodjan Rrjepaj.

Ndërkohë, që Gjyqtari Erjon Bani në dy vendimet e tij është përpjekur të orientojë sa më shumë hetimet e SPAK kundrejt marrjes nën përgjegjësi dhe ngritjen e akuzës ndaj dy ish Ministrave z. Ilir Beqaj dhe z. Shkëlqim Cani, si dhe ndaj anëtarëve të KPP që legjitimuan vendimin e komisionit të dhënies me koncesion, askush nuk është kujtuar që të hetojë në lidhje me një pikëpyetje shumë të thjeshtë: përse qendra moderne e sterilizimit, për një periudhë gati dy vjet e ca, u mbajt e mbyllur dhe nuk u vu në punë nga asnjëri prej drejtuesve të atëhershëm të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë që i përkisnin Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim?

A duhet të mbyllen hetimet disavjeçare të SPAK pa sqaruar edhe këtë pikëpyetje? Kujt i shërbente mosvënia në pune e qendrës së sterilizimit në QSUT, ndërkohë që njerëzit për të shmangur infeksionin në sallat operatore të spitaleve publike detyroheshin të shkonin dhe të paguanin nëpër spitalet private minimalisht rreth 2000 euro për operacione normale që më pas filluan të bëheshin falas nëpër spitalet publike. Numri aktual i operacioneve ka arritur në rreth 65 mijë nga rreth 50 mijë në vit që ka qenë në vitin 2013.

Çfarë arsyesh mund të ketë SPAK që nuk denjon që të marrë në pyetje (qoftë dhe vetëm si persona që kanë dijeni) ish drejtuesit e QSUT, znj. Gjeorgjina Kuli, z. Saimir Ivziku, z. Edmon Rrushi dhe z. Helidon Bushati, apo dhe ish Ministrat e Shëndetësisë z. Petrit Vasili, z. Vangjel Tavo dhe z. Halim Kosova? Apo ekziston një rregull i pashkruar që përfaqësuesit e forcave politike PD dhe LSI që aq shumë janë ngjirur këto vite së denoncuari në SPAK dhe në media çështjen e sterilizimit, nuk mund të kenë njëkohësisht edhe statusin e denoncuesit dhe atë të personit përgjegjës?

Vetëm hetimet e plota dhe të gjithanshme penale të SPAK, mund të justifikojnë një periudhë kaq të gjatë hetimore prej katër vitesh të këtij institucioni në lidhje me çështjen e sterilizimit, e cila për më tepër ka qenë e hetuar dhe e pushuar më parë nga organi i Prokurorisë. Në të kundërt është e pritshme që selektiviteti në hetime të sjellë si pasojë selektivitetin edhe në përgjegjësi.

Tema

Next Post
“Baza e Kuçovës shënon një kapitull të ri”/ Begaj: Banjska tregoi sa e brishtë është siguria në rajon

"Baza e Kuçovës shënon një kapitull të ri"/ Begaj: Banjska tregoi sa e brishtë është siguria në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In