Hetime edhe në Shqipëri për atentatin ndaj Mimoza Kusari Lilës
Policia Shqiptare po zhvillon një hetim paralel në funksion të hetimit që po kryhet në Kosovë, në lidhje me kërcënimin e Kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se, informacioni paraprak mbi mundësinë e eleminimin të Kusari Lilës, i ka mbërritur Policisë Shiptare. Ky informacion është përfituar në rrugë operative dhe menjëherë i është dërguar Policisë së Kosovës.
Të njëjtat burime saktësuan se urdhëri për vrasjen e qytetares së parë të Gjakovës, ka mbërritur pikërisht nga ky qytet. Janë kontraktuar vrasës shqiptarë të cilët dyshohet se do ta kryenin vrasjen në një aktivitet publik, që do ta kryhej në Gjakovë.
Megjithatë burime janë tepër të rezervuara për të thënë nëse në Shqipëri ka të shoqëruar dhe të ndaluar për këtë zhvillimi, pasi çdo gjë në këtë fazë konsiderohet sekret hetimor.
Çdo detaj që policia jonë do të zbulojë mbi personat e përfshirë do t’i delegohen palës kosovare. Apo nëse gjatë hetimit në Kosovë dalin elementë, të cilët përshijnë shtetas shqiptarë, ata menjëherë do të hetohen dhe nëse do jetë e nevojshme do të shoqërohen për t’u marrë në pyetje.
Megjithatë, nga mediat kosvare është thënë se ka një dëshmiatrë për këtë çështje. Ai mësohet të ketë deklaruar se, për eleminimin e Kusari Lilës do të paguheshin 60 mijë euro. Detajet se kush e kërkon kokën e Kryetares së Komunës Gjakovë, janë të pakta. Megjithatë vetë ajo ka deklaruar se gjithçka lidhet me detyrën e saj publike.
`Më 27 Korrik, në një eveniment sportiv publik, Mimoza Kusari Lila ishte nën mbikëqyrjen e Njësisë Speciale të Policisë, sepse jeta e saj ishte në rrezik.