• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hetim pasurie për kryeministrin Isa Mustafa

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Formularët e 806 zyrtarëve ose 20% e listës totale prej 3900 zyrtarëve të lartë që e kanë bërë deklarimin e rregullt vjetore do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë kundër korrupsionit. Kurse, në rast se Agjencia gjen parregullsi në deklarimin e pasurisë, atëherë ndaj këtyre zyrtarëve do të ushtrohet kallëzim penal.

Në këtë listë është edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi. Përveç tij, gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Kundër-Korrupsion është edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zëvendësministri i Mjedisit, Mërgim Rugova, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, deputetja Njomza Emini, si dhe zyrtarë të tjerë. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Hasan Preteni tha se agjencia ka marrë të gjitha masat ligjore që të dhënat e tyre t’i krahasojnë me të dhënat e deklaruara nga zyrtarët e lartë.

“Tash është faza e kontrollit, kapacitetet kryesore të agjencisë do të bazohen në kontroll. Ne do të vazhdojmë me formular të rinj sepse në vazhdimësi kemi zyrtarë që pranojnë detyra, largohen nga detyra këto janë llojet e deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës dhe largimin nga detyra. Prioritet do të jetë kontrollimi i këtyre formularëve, i këtyre zyrtarëve. Kontrollohen të dhënat e tanishme, i kontrollojmë me të dhënat e formularëve ndër vite, i krahasojmë këto të dhëna me të dhënat që i sigurojmë te mekanizmat tjerë…sigurojmë të dhëna për këta zyrtarë dhe i krahasojmë këto të dhëna, me ato që këta i kanë deklaruar me të dhënat që ne i sigurojmë. Secilin rast që ka mospërputhje mes asaj të deklaruarës dhe të gjeturës ne ushtrojmë kallëzime penale për deklarim të rrejshëm”, tha Preteni.

Preteni ka theksuar se duhet një afrim interaktive e bashkëpunimit në mënyrë që të gjejnë zyrtarët që punojnë për xhepat privat. “Duhet me pas një qasje më interaktive, të bashkëpunojmë dhe t’i gjejmë se cili zyrtarë po zotohet që do të punoj në të mirën e përgjithshme, betohet-zotohet dhe del që nuk punohet ashtu, por po punohet për xhepat privat. Bashkërisht gjithë këtë pasuri të krijuar në mënyrë të paligjshme të tentojmë bashkërisht t’ia kthejmë qytetarëve”, tha Preteni. Ndryshe, vitin e kaluar AKK, ka kontrolluar 799 formularë, ku ndaj 43 rasteve është ushtruar kallëzim penal. Lista e zyrtarëve publik që do t’i nënshtrohen kontrolli të pasurisë publike do të publikohet edhe në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

KP/d.i.

Next Post

Si t'i shpëtoni vapës vetëm me një...shishe plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

Arrestohet ish-ministrja e Erdoganit, vuri bast në bursë duke disponuar informacion sekret

November 6, 2026
Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In