• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtje varri për 26 varret e Gërdecit

by Ardit Rada
16/03/2024 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur sot për një sërë çështjesh duke përjashtuar nga ligjërata e tij pikërisht atë që sot bënte 16 vite: masakra shtetërore në Gërdec me 26 viktima. Teksa SPAK ndodhet përballë një beteje me ish-ministrin Fatmir Mediu, ku ky i fundit nuk pranon të pyetet para 72 dëshmitarëve, Dumani ka zgjedhur të heshtë pa sqaruar diçka më tepër për strategjinë e prokurorisë para kësaj situate. Në këtë 16 vjetor, gjykimi për Gërdecin ka përfunduar në një nivel qesharak, pavarësisht statusit të Mediut si i pandehur. SPAK dhe avokatët e ish-ministrit po grinden se si do të pyeten dëshmitarët amerikanë, me Skype apo me letër-porosi. Ndërsa heshtja e sotme konfirmon bezdisjen që ka organi i akuzës për këto tema ‘të vjetra’ njësoj si me 21 Janarin para pak ditësh në Gjykatën e Lartë ku SPAK u urdhërua që ta hetojë rolin e Sali Berishës e Lulzim Bashës, edhe pse s’e kishte me qejf.

Po sot, teksa familjarët e 26 viktimave kanë marshuar drejt vendit të masakrës për t’i përkujtuar ata, i vetmi zë nga politika që i është bashkuar dhimbjes ka qenë deputeti Erion Braçe. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai ka guxuar të kërkojë atë që i mungon prej 16 vitesh Gërdecit: Vendosjen para drejtësisë të autorëve realë të atij projekti vdekjeprurës.

Ndërkohë po sot, është sa ironike po aq edhe dhimbshme të shihje sesi mazhoranca dhe Rithemelimi u ulën në një tryezë për të arritur “marrëveshje’ sesi të qetësohet arkitekti i Gërdecit që e kanë mbyllur në shtëpi për një aferë ‘limonatë’ në krahasim me çfarë i ka bërë këtij vendi. Edhe pse ajo aferë mjafton për ta tronditur Sali Berishën, qëllimi final nuk duhet të jetë ky. Kjo është pjesa me interes politik, por nuk vendos drejtësi për krimet e kryera nën qeverisjet e tij.

Lulzim Basha që po mundohet të qëndrojë mbi ujë ca për shkak të numrave në rënie në Kuvend, e ca për shkak të “paqes” PS-Rithemelim, është një tjetër personazh që mund ta ndihmojë drejtësinë. Basha gjysmën e punës e bëri kur pranoi publikisht se në 21 Janar vrasjet ishin si pasojë e urdhrave të Berishës. Një ndihmë të madhe ai mund ta jepte edhe për Gërdecin, si për të rritur kredon e tij politike, ashtu edhe për të shfaqur atë që shumica duartroket më shumë: Pendesën e ish-bashkëpuëntorëve të Sali Berishës. Por fatkeqësisht, edhe nga PD Zyrtare, heshtje!

Familjarët e viktimave edhe këtë 15 mars nuk numëronin asgjë veç jetimëve që kishin lënë pas disa prej viktimave të babëzisë së qeverisë ‘Berisha’ për të shitur edhe gëzhojat boshe. Njësoj si ata të 21 Janarit, familjet e Gërdecit kërkojnë përgjegjësin që i përbuzi para dhe pas vrasjeve: Një herë sikur nuk njihte baxhanakun. Herën tjetër sikur ishin qytetarët kishin vrarë njëri-tjetrin me çadra pistoletë dhe thika me helmin e nëpërkave të Kurveleshit.

javanews.al

Next Post
“Kisha borxhe për të shlyer”/ U kap me heroinë dhe kokainë, 21 vjeçari shqiptar në Britani dënohet me 5 vite burg: Ja si u mbrojt në gjykatë

"Kisha borxhe për të shlyer"/ U kap me heroinë dhe kokainë, 21 vjeçari shqiptar në Britani dënohet me 5 vite burg: Ja si u mbrojt në gjykatë

Comments 1

  1. Vlora 97 says:
    2 years ago

    Gazeta Dita kishte super material

    Reply

Leave a Reply to Vlora 97 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In