Granit Xhaka ka zgjedhur heshtjen.Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili në të kaluarën ka bërë postime të ndryshme për Kosoven, tani ka zgjedhur heshtjen.
Ai në dy ditët e fundit, kur edhe Kosova luajti ndeshjen historike, të parën ndonjëherë në kualifikueset për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, nuk ka thënë as edhe një fjalë për vendin e tij, përcjell Gazeta Express.
Përveç kësaj, Xhaka ka qenë aktiv në rrjetet sociale edhe gjatë ditës së djeshme, ku ka postuar një foto të Përfaqësueses së Zvicrës, kur të gjithë po flisnin për pikën historike te Kosovës. (b.an)