• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja e Sali Berishës bërtet më shumë

by A R
01/05/2025 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endrit Hora

Sa normale është që një njeri, i cili nuk ka lënë kundërshtar pa goditur dhe sulmuar për korrupsion, me dhe pa të drejtë, të heshtë sot përballë një kontrate prej 6 milionë dollarësh, që partia të cilën e kontrollon do të paguajë për lobim në Shtetet e Bashkuara?

Sali Berisha, njeriu që çdo javë del në konferenca shtypi me tone alarmante, me shifra të ekzagjeruara dhe me epitete që i prodhon vetëm mendja e tij, deri sot nuk ka thënë asgjë. Ka heshtur ai, kanë heshtur dhe eksponentët e Partisë Demokratike, përveç 2-3 të përdorurve të zakonshëm që belbëzojnë aty-këtu togfjalëshin “kontribut patriotik”. Heshtin të gjithë, edhe pse bëhet fjalë për një shumë marramendëse të investuar në emër të një partie që është në krizë politike, financiare dhe morale.

Por, ndoshta më shqetësuese sesa heshtja e Berishës, është heshtja e mediave dhe e një pjese të mirë të opinionit publik. Besojnë vërtet se në Shqipëri, skandalet kanë afat skadence tre-ditor, dhe gjithçka tjetër mbulohet nga stuhia e radhës?

Mjafton të imagjinojmë sikur një kontratë e tillë do të ishte firmosur nga Partia Socialiste. A do të kishte mbetur ndonjë studio televizive pa u përfshirë në një “revolucion moral”? A do të kishte mbetur ndonjë titull i papërdorur për të goditur imazhin? A do kishin reshtur thirrjet për dorëheqje, për hetime, për drejtësi?

Berisha e ka përdorur më parë këtë mekanizëm të frikshëm të harresës kolektive, disa herë me sukses, herë të tjerë me një faturë që nuk ka vonuar, edhe pse e kripur pikësëpari për shqiptarët.

Ka disa pyetje që nuk mund të lihen pa bërë.

Vërtet mendon Sali Berisha se ky është një prej atyre skandaleve, i cili kapërdihet me heshtje?

Vërtet mund t’ia kenë thënë konsulentët e tij amerikanë, që meqenëse në marrëdhëniet publike çudia më e madhe nuk zgjat më shumë se tre ditë, edhe kjo do të kalojë?

Vërtet beson se do t’ia hedhë paq, siç mendonte se po ia hidhte kur deklaronte se paratë e shqiptarëve janë të sigurta, në momentet kur u gjend keq para pyetjeve mbi skemat piramidale?

Vërtet mendon se do ia hedhë, siç bëri kur u thoshte përfaqësuesve të trupit diplomatik se nuk e kishte fare idenë kush e kish sjellë tankun para portave të PD, kur organizoi grushtin e shtetit të 1998-ës?

Vërtet beson se do ia hedhë, siç mendoi se po ia hidhte kur thoshte se nuk e njihte fare baxhanakun e tij që humbi jetën në Gërdec, në përpjekjen e tij për të thënë se nuk e kishte haberin kush po pasurohej në kurriz të jetës së 26 njerëzve?

Vërtet beson se do ia hedhë, siç mendoi se ia hodhi kur fliste për çadra-pistoletë mes protestuesve paqësorë që u vranë në 21 janar, apo siç ia hodhi kur fshiu serverat e Kryeministrisë?

Problemi i tij është se mbështetet ende tek i njëjti instinkt: hesht tani, bëj zhurmë nesër, njerëzit do harrojnë. Ndoshta edhe këtë herë pret që jeta të vazhdojë, si gjithmonë.

Por ndoshta nuk do të jetë kaq e lehtë këtë herë.

Sepse ata që do të shkojnë për të votuar në 11 maj, nuk mund të pranojnë më standarde të dyfishta. Nuk mund të luftosh korrupsionin me Flamurin në dorë, ndërsa fsheh miliona pas shpine. Nuk mund të bësh opozitë me moral, kur nuk ke as guximin të ndërtosh një narrativë as një javë pasi ka plasur skandali.

Sali Berisha mund të heshtë. Por kjo nuk është heshtje e pafajshme. Është zhurmë. Është arrogancë. Është fyerje për çdo qytetar që ende beson se politika duhet të shërbejë, jo të maskojë.

Në fund, si çdo maskë, edhe kjo bie. Sali Berishës i ra fati keq t’i bjerë shpejt. Faturën, e merr në 11 maj.

Next Post
Kreu marrëdhënie me një 15-vjeçare dhe e nxiti të konsumojë drogë, arrestohet 40-vjeçari

Akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, prokuroria kërkon 6 vite burg për autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In