• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Heshtja e ‘Bild’ dhe çfarë fshihet pas heqjes së shkrimit kundër Bashës

by Endri Kajsiu
20/01/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Ditën e djeshme, tabloidi gjerman “Bild” i dedikoi një artikull të posacëm 675 mijë dollarëve të lobingut rus për Partinë Demokratike, me qëllim pengimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Një ditë pasi prestigjozja britanike “The Times” kishte publikuar një artikull po për financimin e fshehtë në llogari te Bashës nga rusët edhe ‘BILD’ shkruante të njëjtën gjë.

Gazeta gjermane kishte bërë një analizë të gjatë ku thuhej ndër të tjera se gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Pas furtunës që krijoi ky publikim, opozita dhe Lulzim Basha heshtën. Mediat pranë Bashës poashtu heshtën si me porosi, duke mos e botuar shkrimin e tabloidit që vetëm pak muaj më parë për ta ishte ‘simbol i së vërtetës’. E mesa duket, ata dinin se diçka po gatuhej në zyrën e Bashës, i cili siç kishte vepruar me përgjimet e përgatitura për t’i servirur te ‘BILD’, tanimë kishte nisur negociatat për fshirjen e artikullit që tregonte të vërtetat e lidhjes së tij me lobin rus për pengimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Dhe ajo çfarë mediat pranë Bashës ‘prisnin’, ndodhi. ‘BILD’ e fshiu artikullin nga faqja, pa dhënë asnjë arsye. Me një mungesë absolute transparence, tabloidi gjerman e fshiu artikullin (ndryshe nga ‘The Times’) pa dhënë asnjë sqarim se PSE e bëri këtë gjë. Me heqjen e artikullit të djeshëm, ‘BILD’ përforcoi dyshimin se Lulzim Basha ka paguar në 2019 për të nxjerrë disa përgjime të titruara nga vetë ai, ndërsa tani në 2020 paguan për të hequr një artikull që e dëmton rëndë politikisht. Mesa duket ‘BILD’ ka parë që Lulzim Basha është një politikan frikacak që mënyrën e vetme që di të bëjë politikë është duke paguar, ndaj edhe mbrëmë nxorri një artikull më të vërtetat kundër tij duke e ditur që ai do të paguante për ta hequr. Natyrisht që këto janë dyshime që lindin nga analiza logjike që mund t’i bëhet lehtësisht publikimit e më pas fshirjes së artikullit pa dhënë arsye nga ‘BILD’ si dhe qëndrimit të PD e mediave pranë saj.

Ajo që të bën përshtypje në gjithë këtë histori ku një kryetar partie hap thesin për mediat e huaja duke porositur shkrime apo paguar heqjen e disa shkrimeve të tjera, është se Lulzim Basha vazhdon të mbetet një lider i dobët, pa argument, ku mjetin e vetëm që përdor për të fituar është paraja, qoftë ajo edhe e lobit rus kundër Shqipërisë apo për të mbrojtur fytyrën e tij. E ndoshta kjo është edhe arsyeja pse BILD nuk jep arsyen pse e hoqi lajmin nga faqja.

/Lexo.al

Next Post
“Konflikti prodhon viktima”/ Rama në Kiev: Duhet armëpushim, i gatshëm për të zgjidhur krizën në Ukrainë

"Konflikti prodhon viktima"/ Rama në Kiev: Duhet armëpushim, i gatshëm për të zgjidhur krizën në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com