• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Heroi që pushteti e shndërroi në diktator, historia e Robert Mugabes

by A R
20/11/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe, por kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë. Por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute…

Robert Mugabe është 93 vjeç. E mori pushtetin kur ishte 56-vjeç dhee mbajti për 37 vite. Më 16 nëntor, megjithatë, edhe pse nuk u rrëzua zyrtarisht nga frika e reagimeve të pjesës tjetër të Afrikës, ku grushtet e shtetit nuk janë më të mirëpritur, ushtria ka marrë kontrollin e vendit, për të dëbuar “kriminelët” përreth Presidentit të Zimbabve.

Qëllimi i gjeneralëve është në të vërtetë më i kufizuar. Ushtria dëshiron të godasë Grace Mugaben, bashkëshorten e presidentit, një grua e zgjuar 52 vjeçare, me nofkën “blerësja e parë”, “Gucci Grace” ose thjesht “DisGrace (turpi)“.

Grace kishte planifikuar të zinte vendin e burrit të saj, duke e bindur që të largonte zëvendëspresidentin, i cili do të duhej ta pasonte kur të vinte koha.

Për ushtrinë ishte sulmi i fundit që mund të durohej.

Të bardhët kundër zezakëve

Është një spektakël patetik, fundosja e ngadaltë dhe e dhimbshme, e një njeriu që për shumë kohë ka qenë heroi i Afrikës, i duartrokitur dhe nderuar në botë, pothuaj aq sa Nelson Mandela.

Zimbabve është ish Rodezia, kolonia britanike me bujqësi të lulëzuar të cilës, pronarët e tokave, të bardhë, i kishin shpallur pavarësinë në vitin 1965, për të ruajtur më pas kontrollin e vendit kundër shumicës me ngjyrë.

Nën udhëheqjen e njërit prej tyre, Ian Smith, të bardhët rodezianë shpresonin t’i rezistonin lëvizjes së dekolonizimit, duke e shfrytëzuar për të nxjerrë fitime.

Nuk ishte më fuqia kundër kolonisë, por ishte një përplasje më e drejtpërdrejtë, të bardhët kundër zezakëve, në një betejë në të cilën Londra mori anën e shumicës me ngjyrë.

Mund të përfundonte në një gjakderdhje të madhe, por kreu i indipendentistëve, Robert Mugabe, arriti të negociojë me të bardhët më realistë, duke premtuar nënshtetësi të plotë për të gjithë, në këmbim të një tranzicioni paqësor. Ishte viti 1980, plot 37 vite më parë.

Por pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, dhe ky njeri i mençur përfundoi duke humbur mendjen. Mugabe u bë diktator.

Kur një udhëheqës sindikalist me ngjyrë, Morgan Tsvangirai, u bë aleat me pronarët e mëdhenj të bardhë për t’iu kundërvënë në zgjedhje, Mugabe shpronësoi fabrikat e të bardhëve dhe shtypi brutalisht kundërshtarët e tij politikë dhe sindikalistë. /bota.al/

Next Post
Bulqizë, në galeritë ‘e vdekjes’ ku gazetari bëhet dëshmitar i nëntokës!

Bulqizë, në galeritë ‘e vdekjes’ ku gazetari bëhet dëshmitar i nëntokës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
Vandalët përkrahen, policët sulmohen

Vandalët përkrahen, policët sulmohen

October 24, 2026
Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

October 24, 2026
Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

October 24, 2026
Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

October 24, 2026
“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In