• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hernandez betohet për besnikëri ndaj Milanit dhe paralajmëron Interin: Fitojmë derbin dhe shkojmë në Champions

by Java News
10/10/2020 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I lënë jashtë listës së të grumbulluarve nga trajneri i Francës, Didier Deschamps, mbrojtësi i majtë i Milanit Theo Hernandez vijon përgatitjet për derbin nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, teksa sot grupit edhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic.

Theo ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur për marrëdhëniet me Piolin, rëndësinë e Ibrës për skuadrën, objektivin sezonal të Milanit, derbin dhe gjithçka tjetër, duke treguar synimet e qarta për të fituar derbin.

Anësori transalpin imagjinon një të ardhme shumëngjyrëshe për të si kuqezi: “Unë dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Jam këtu për të qëndruar. Jam i lumtur, është sikur është shtëpia ime. Por, nga ana tjetër, unë tashmë e dija se Milani ishte zgjedhja e duhur për karrierën. Milani ishte përparësia që nga fillimi. Asnjëherë nuk kam pasur dyshime. Jam gjithashtu i lumtur, sepse familja po më mbështet. Vëllai im, Lucas, është larg, por edhe ai po më ndihmon. Ai është shoku im më i mirë, kjo është e gjitha. Si nëna ime. Ata janë dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën time. Nëna na ndihmoi, na rriti e vetme. Pa të, unë dhe Lucas nuk do të ishim këtu ku jemi tani. Preferoj të mos flas për babanë tim”.

Derbi – Tani jemi një Milan tjetër dhe mund t’ia dalim. Ndihemi më të fortë dhe në fakt jemi më të fortë. E dimë që nuk është një ndeshje dosido, por jemi më të qetë dhe më të bindur në forcat tona. Duhet të vrapojmë, të luftojmë dhe të bëjmë gjithçka për të fituar.

4 humbje radhazi ndaj Interit – Po, është e vërtetë, por këtë herë mund të fitojmë, Kemi një skuadër shumë më të fortë dhe një grup të bashkuar. Kemi edhe tifozërinë që na mbështet, ndonëse ende jo nga shkallët e stadiumit. Besoj se do t’ia dalim.

Ibra – Që kur ka ardhur ai, ka ndryshuar gjithçka brenda dhomave të zhveshjes, por edhe në fushë. Na ndihmon, na flet, na mbështet të gjithëve, një për një. Sillet si një lider i vërtetë.

Pioli – Me të gjërat kanë qenë të qarta, pasi që në fillim na tha çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë. Erdhi te Milani në një moment të vështirë, kur nuk po fitonim dhe tifozëria ishte e pakënaqur. Jemi rritur shumë me të, si në aspektin personal, ashtu edhe atë ekipor. Kur po flitej se do largohej, nuk po e kuptoja pse, pasi po bënte shumë mirë. Tani më vjen mirë që u konfirmua dhe po vazhdojmë punën e nisur së bashku.

Derbi si kryesues – Kemi punuar shumë edhe gjatë karantinës, ndaj nuk është rastësi që nuk kemi humbur ende asnjë ndeshje. Këtu në Itali po kaloj periudhën më të bukur në aspektin personal, pasi po shijoj shumë lojën dhe paraqitjet e mia, megjithëse e di që kam ende shumë punë për të bërë.

Ndihma e Maldinit – Ai më ka vlerësuar dhe ka punuar për të më sjellë te Milani, por më pas normale që duhet shumë punë në fushë. Më kanë ndihmuar shokët e skuadrës e trajneri shumë, por më pas janë edhe këshillat e Paolos, që janë gjithmonë precize. Kur erdha këtu, i thashë vetes se dua të bëhem mbrojtësi më i mirë anësor. Në futboll ka shumë të tillë, por pas sezonit të parë te Milani nisa të besoj më shumë se mund t’ia dal.

Objektivi sezonal – Jam i lumtur dhe jam këtu për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve me Milanin. Ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme mes nesh dhe trajnerit, ndaj e dimë që do të jetë e vështirë, por mund t’ia dalim. Nëse sigurojmë rikthimin në Champions, do të lyej flokët kuqezi.

Next Post
“Vuçiç e di çfarë ka ndodhur në Reçak”/ Diplomati amerikan: Kosova s’do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë

"Vuçiç e di çfarë ka ndodhur në Reçak"/ Diplomati amerikan: Kosova s'do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com