• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hera e fundit në publik ishte në SHBA me Bebe Rexhan/ Ku është Kryemadhi, ç’po ndodh me kryetaren e LSI

by Java News
01/06/2021 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Lulzim Basha është i detyruar të shfaqet sërish nëpër ekrane pas humbjes poshtëruese të 25 prillit, pasi duhet të mbajë drejtimin e PD-së, aleatja e tij kryesore Monika Kryemadhi, është zhdukur pa gjurmë.

Ajo dha veç një deklaratë më 25 prill, kur tha se LSI kishte fituar dhjetëra deputetë, doli dhe në një deklaratë tjetër pas konfirmimit të humbjes, dhe që prej asaj kohe, ka mbyllur aktivitetin e vet politik.

Hera e fundit që dëgjuam për Monika Kryemadhin, ishte kur shkoi në SHBA të takonte kushërirën e saj Bebe Rexha.

Dhe këtë e morëm vesh nga Bebe, e cila postoi disa video dhe foto si koketa me kushërirën e saj Monika.

Me të drejtë, edhe mbështetësi i saj Nikoll Lesi, pyeste një ditë më parë, çfarë po bën Monika këto kohë.

Tani dikush mund të thotë se në fakt s’ka çfarë bën, se humbi zgjedhjet e s’ka pse të dalë.

Por jeta politike nuk përfundon me mbylljen e zgjedhjeve, aq më tepër kur drejton një parti politike, e cila është në betejë për të vërtetuar vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Por me sa duket as vetë Monika nuk e beson këtë kauzë, ndaj dhe nuk është marrë fare me të.

Madje dhe Tit Vasili, që bënte dhjetëra statuse në ditë, këto kohë ka rënë në qetësi dhe kujtohet veç ndonjëherë kur shkruan Ilir Meta.

Është e kuptueshme që situata në LSI nuk është nga më të mirat, por këta duket këto kohë sikur e kanë ulur qepenin e partisë dhe kanë nisur pushimet e parakohshme, në pritje të shkarkimit të Ilir Metës dhe rikthimit të tij si kryetar i partisë. (TemA)

g.kosovari

Next Post
E plagosën dhe bëri deklarim të rremë, gjykata e Vlorës vendos masën për Ergys Likajn

E plagosën dhe bëri deklarim të rremë, gjykata e Vlorës vendos masën për Ergys Likajn

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Eshte ne Shqiperi.Eshte krhyer nga SHBA me dy valixhe te medha me rrota

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In