• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Heq dorë nga kandidimi për në SPAK kryeprokurorja e Durrësit, u përplas me Theo Jacobs të ONM

by Java News
10/04/2020 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella ka vendosur të tërheqë kandidaturën e saj për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Kërkesa për tëheqjen nga SPAK do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë një mbledhje online, në kuadër të respektimit të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për kufizimin e përhapjes së covid-19. Zonja Jella ishte kandidate për në SPAK dhe në 17 korrik të 2019 prezantoi vizionin e saj si dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, gjatë një seance dëgjimore. Por, Jella befas ka hequr dorë nga kjo ambicie, pasi kakaluar filtrin e parë të Vetingut.

Anita Jella u emërua përkohësisht në krye të Prokurorisë së Durrësit në maj të 2018 nga Arta Marku, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë ky post mbahej nga Donika Prela, e cila u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sot e shkrirë për shkak të krijimit të SPAK. Në dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vendosi të konfirmonte në detyrë kryeprokuroren e Durrësit. Por, vendimi u shty me dy nuaj dhe u firmos përmes polemikash për shkak të qëndrimit kritik të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj kryeprokurores. Shkak ishte çështja e kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Ky i fundit është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa iu bë atentan disa muaj më parë, teksa udhëtonte me makinë me të “fortin e Sukthit”, Landi Muharremi, i njohur edhe si ‘Rrumi’.

Gjatë seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, akuzoi kryeprokuroren Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin drejtorit Pulaj dhe se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Jella mohoi mdikimin e saj, por megjithatë përplasja në seancë ishte e ashpër. Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë. Më pas, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shlurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Jam shefi i Policisë, ta fal që ke thyer karantinën nëse…”/ Detaje si u zbulua mashtruesi që hiqej si polic

“Jam shefi i Policisë, ta fal që ke thyer karantinën nëse…”/ Detaje si u zbulua mashtruesi që hiqej si polic

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In