Thierry Henry ka filluar bisedimet rreth angazhimit si trajner. Bordeaux ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Thierry Henry rreth angazhimit të tij në postin e trajnerit, ka njoftuar “Sky Sports”.
Klubi francez aktualisht është pa trajner, pasi e ka suspenduar menaxherin Gus Poyet pas kritikave të tij ndaj klubit.Henry thuhet se është i interesuar për detyrën e trajnerit në Bordeaux, pas aventurës si asistent i kombëtares së Belgjikës, përgatiti Koha. (b.an)