• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Helsinki”: Procesi i votimit ishte i qetë dhe pa incidente

by Java News
30/06/2019 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vëzhguar procesin e votimeve ditën e sotme duke sjellë edhe një raport me shkeljet e evidentuara gjatë këtij procesi. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinikit, procesi ka qenë i qetë dhe pa incidente.

Të vetmet shkelje që janë evidentuar kanë qenë marrja e të dhënave për votuesit nga persona të paautorizuar të cilët kanë qëndruar jashtë qendrave të votimit. ndërsa një tjetër shkelje që evidentohet në një raport paraprak ka qenë se boja  për shenjën dalluese të gishtit në disa vende ka zgjatur më pas se 24 orë, ndërsa është tërhequr vërejtje për votime familjare apo komunikimi mes votuesve që zgjedhin në dhoma të ndara.

“Nga monitorimi i deritanishëm, KShH vëren se klima e procesit gjatë votimeve në qendrat e monitorimit ka qenë e qetë dhe nuk janë shënuar incidente të dhunshme. Mgjth, në disa raste, vëzhguesit e KShH-së kanë konstatuar edhe parregullsi, për të cilat kanë bërë me dije anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit. Konkretisht:

Sipas informacionit që japin vëzhguesit nga qyteti i Gjirokastrës, rezulton se persona të paautorizuar prezantohen si vëzhgues partiak dhe informohen për numrin zgjedhor të zgjedhësit që voton, gjë që nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qytetin e Tiranës, në qendrën e votimit nr. 18311, Kopshti nr. 25, Rr”Margarita Tutulani”. Vëzhguesi i KShH-së në qytetin e Vlorës, QV nr. 4475, në KZAZ nr. 84, raporton se një vëzhgues që u pretendua se ishte i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, kërkonte nga KQV-ja informacion për numrin rendor të personave që kishin votuar dhe KQV-ja i dha informacionin që kërkohej.

Në QV nr. 1936 në qytetin e Tiranës, vëzhguesi i KShH-së depozitoi vërejtje me shkrim bazuar në nenin 105, gërma dh) të Kodit Zgjedhor për shkak se ka konstatuar se boja timbruese hiqet lehtësisht me ujë pas votimit, duke mos bërë të mundur lënien e shenjës dalluese në gisht brenda afatit 24 orësh.

Në qytetin e Elbasanit, në ambientet e jashtme të QV nr. 23071 ndodheshin persona të paautorizuar që bëjnë shoqërimin dhe identifikimin e personave që vinin për të votuar.

Në QV nr. 1492 pranë Shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në orën 8:37 vëzhguesi ka paraqitur vërejtje me shkrim pasi në dhomën e fshehtë të votimit, votuesit futen familjarisht. Ndërkohë në QV nr. 4447 në qytetin e Vlorës konstatohet se zgjedhësit që i përkasin të njëjtës familje, pavarësisht se votojnë në dhoma të ndara votimi komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me njëri tjetrin”, thuhet në raport.

g.kosovrai

Next Post
Mbyllja e votimit/ Kreu i KQZ i prerë: Nuk shtyhet orari i votimit

Mbyllja e votimit/ Kreu i KQZ i prerë: Nuk shtyhet orari i votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

E paprecedentë në Kupën e Anglisë, ndeshja do të riluhet për shkak të një gabimi nga arbitri!

September 25, 2026
Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

Beteja tregtare, BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar që të rrisë tarifat ndaj makinave kineze

September 25, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opinionin publik

September 25, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

September 25, 2026
SHBA, Gjykata e Lartë sinjale ‘pro’ për urdhrin e Trump që ndalon udhëtimet për shtetasit e 7 vendeve

Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit që të kontrollojë shtetësinë e votuesve

September 25, 2026
Facebook, WhatsApp dhe Instagram jashtë funksionit, vjen reagimi nga kompania

Facebook rrezikon gjobë rekord deri në 10.5 miliardë dollarë, akuzohet se mashtroi 2,1 mln banorë me të dhënat personale në New Mexico!

September 25, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Fjala e PLOTË/ Nga Inteligjenca Artificiale te “Revolucioni Flamingo”, Rama 25 minuta nga podiumi i OKB: Makineria e AI do bindet, por pyetja është se kujt?

September 25, 2026
“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën (VIDEO)

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën (VIDEO)

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com