Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Kazakistan. Në mesin e austradës është ulur një helikopter. Piloti ka dalë nga kabina qetësisht dhe i është afruar një kamioni i cili kishte ndaluar kur para kishte patur helikopterin ushtarak gjigand.
“Më falni, nga çfarë ane është qytetit Aktobe?”- e ka pyetur piloti kamionistin.
Por pavarësisht se duket si një skenë filmi, faji nuk është dhe aq i pilotit, por i stuhisë së dëborës që kishte kapluar zonës.
Stuhia ishte aq e madhe saqë piloti i helikopterit ushtarak kishte humbur drejtimin dhe si mundësi të vetme kishte gjetur uljen në rrugë./java/a.k