• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Helikopteri, dështojnë përpjekjet për ta nxjerrë nga fundi i liqenit

by Java News
09/04/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështojnë tentativat e para për të nxjerrë helikopterin e rrëzuar të Ushtrisë nga ujërat e liqenit të Shkodrës.

Në operacionin për nxjerrjen e helikopterit momentalisht janë palombarët e ardhur nga Tirana, Policia e Shkodrës, forcat e Ushtrisë, ndërsa aty kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Vendi ku është rrëzuar helikopteri vijon që të ruhet rreptësisht, ndërsa një mjet lundrues i policisë gjendet afër vendit gjatë gjithë kohës.

Prokuroria nuk mund të bëjë ende asnjë hetim të mëtejshëm derisa të nxirret helikopteri EC 145, i blerë vitin e kaluar. Kompania “Eurocopter” ka shfaqur gatishmërinë për t’u përfshirë në hetime, por deri më tani në vendngjarje nuk ka asnjë francez.

Siç mësohet, dje ata kanë mbërritur në Tiranë dhe mendohet që ditën e sotme t’i drejtohen vendit të ngjarjeve bashkë me grupin hetimor dhe të ekspertëve që do të asistojnë në nxjerrjen e helikopterit. Nga sa mësohet, helikopteri ndodhet në një thellësi prej rreth 7 metrash dhe operacioni për nxjerrjen e tij nuk është aspak i lehtë.

Forcat RENEA janë përpjekur të arrijnë nxjerrjen nëpërmjet vendosjes së jastëkëve të ajrit, por as kjo tentativë nuk ka rezultuar efikase. Shkak është bërë zhytja e mëtejshme e mjetit dhe ngecja në rërën e liqenit. Ajo që do t’i japë udhë nxjerrjes së shkaqeve që bënë që helikopteri të rrëzohet dhe të marrë jetën e dy pilotëve e një tjetër të plagoset, është kutia e zezë, e cila ende nuk ka dalë nga uji.

Ekspertët dhe palombarët vijojnë që të bëjnë të gjitha matjet e duhura për të parë mundësinë e nxjerrjes së helikopterit nga uji. Siç mësohet, do të tentohet sërish nxjerrja me jastëkë ajri. Pasi të nxirret nga uji, helikopteri do të dërgohet në Ministrinë e Mbrojtjes nga ku edhe do të bëhen hetimet e plota. Paralelisht me Prokurorinë Ushtarake mësohet se po heton edhe një grup i Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa në Shkodër çdo veprim ndiqet nga zëvendësprokurori i rrethit.

Disa pjesë të helikopterit janë shpërndarë në liqen nga përplasja e fortë, ndërsa pjesa kryesore e trupit ndodhet nën ujë dhe pritet që të nxirret. Ende nuk ka asnjë version zyrtar për shkaqet e rrëzimit dhe gjithçka mbetet në dyshim. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se dy pilotët kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes dhe jo e asfiksisë. Por gjithsesi ende nuk ka një konfirmim të saktë nga ekspertiza mjekoligjore.

“Helikopteri ka slitë, çka lë të nënkuptohet se jastëkët e ajrit mund të mos kenë funksionuar duke qenë se pilotët ndodheshin të lidhur me rrip dhe nuk kanë tentuar që të hidhen në ujë me mendimin se do të hapeshin jastëkët e ajrit te pjesa e slitës. Një tjetër dyshim është gabimi njerëzor i pilotëve”, u shprehën burime nga Prokuroria.

Në lidhje me humbjen e komunikimit me bazën, mësohet se kjo gjë ndodh shpeshherë në zona të tilla në Veri apo në Jug të vendit gjatë fluturimeve për shkak të mungesës së valëve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të nxirret helikopteri nga ujërat e liqenit të Shkodrës.

Panorama

Next Post

Dylgjeri: Donald Trump është arumun, vizitën e parë e bën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In